• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Presidenti i Realit: Jam i tronditur nga dorëheqja e Zidane

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
perez2018-568x350.jpg
Vendimi i Zinedine Zidan për t’u larguar nga drejtimi i 13 herë kampionëve të Champions League, ka qenë i papritur jo vetëm për tifozët e galaktikëve, por edhe për presidentin Florentino Perez.

“Është një vendim i papritur për mua. Një ditë e trishtë. E kam dashur si lojtar, e dua edhe si trajner. Me këtë vendim u njoha që dje, e më ka mbytur trishtimin. U mundova ta bind, por nuk ia dola”, u shpreh Perez në konferencën për shtyp, ku shoqëronte Zidane në komunikimin që konfirmonte largimin.

“Dua ta falenderoj për pasionin dhe përkushtimin që ai ka punuar për këto tre vite me Realin. Për mua është një dorëheqje e shpejtë, mund të qëndronte edhe më gjatë, e të mund të vijonim të fitonim. Por nëse ai ka nevojë për pushim, e meriton ta bëjë një gjë të tillë”, shtoi më tej ai.
 
Back
Lartë