• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Popullsia e Kinës në plakje

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
kina35.jpg

Popullsia e Kinës mbi moshën 60 vjeç ka kaluar mbi 230 milionë deri në fund të vitit të kaluar, ka njoftuar ministria kineze për Çështje të Shtetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ministrisë, 230 milionë e 800 mijë banorë të Kinës janë të moshës mbi 60 vjeç , ndërsa kjo shifër përkon me 16,7 për qind të popullsisë totale të Kinës.

Nga kjo shifër, 150 milionë e 30 mijë janë të moshës mbi 65 vjeç, ka njoftuar ministria.

Në njoftimin e ministrisë po ashtu thuhet se në Kinë, sipas të dhënave deri në fund të vitit 2016, jetojnë 460 mijë jetimë, kurse institucionet bamirëse shtetërore kanë arritur të përkujdesen vetëm për 88 mijë prej tyre.

Zyrtarët kanë theksuar se vitin e kaluar, 19 mijë jetimë të vendit janë adoptuar nga familje brenda dhe jashtë Kinës.

Politika "një fëmijë"

Në vitin 2016, kur vendi hoqi politikën "një fëmijë për familje", në Kinë kanë lindur 17 milionë e 860 mijë foshnja.

Kina aktualisht është vendi më i populluar në botë me 1,37 miliardë banorë, kurse pritet që popullsia të arrijë në 1,45 miliardë banorë në vitin 2030.

Planifikimi familjar dhe politika për lindjen e një foshnjeje në Kinë hyri në fuqi gradualisht në vitet e 70-ta me qëllim kontrollimin e popullsisë e cila rritej me shpejtësi të madhe, ndërsa kufizonte në një fëmijë familjet që jetonin në qytete. Ndërkaq, familjeve në zona rurale u lejohej fëmijë i dytë, nëse i pari ishte vajzë.

Ndërkaq, më 1 janar të vitit 2016, në Kinë hyri në fuqi politika "dy fëmijë për familje". Pekini mori këtë vendim për shkak të efektit negativ të popullsisë së plakur në ekonominë e vendit dhe zvogëlimit të shpejtë të popullsisë punëtore, ndërsa vlen pa kushte për të gjitha familjet, si në zona rurale ashtu edhe në qytete.
 
Back
Lartë