• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Policia izraelite sulmoi palestinezët që ishin duke mbrojtur Mesxhid Al-Aksanë nga bastisjet hebreje

...

Kontributor
LV
0
 

Policia izraelite sulmoi palestinezët që ishin duke mbrojtur Mesxhid Al-Aksanë nga bastisjet hebreje​





03.00.png



Policia izraelite ka sulmuar palestinezët që ishin duke mbrojtur Mesxhid Al-Aksanë në Kudsin Lindor të pushtuar nga bastisjet hebreje fanatike.

Policia izraelite intervenoi ndaj mijëra palestinezëve që gjendeshin në Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor.

Mijëra palestinezë të cilët e falën namazin e sabahut në Mesxhid Al-Aksa, më pas organizuan një demonstratë në oborrin e faltores, duke thirrur tekbire.
Pas demonstratës, palestinezët filluan të qëndrojnë në kompleks për ta mbrojtur atë nga bastisjet e hebrenjve fanatikë.

Ndërkaq, më pas, policia izraelite duke bastisur Al-Aksanë, intervenuan ndaj palestinezëve me gaz lotsjellës dhe plumba.

Palestinezët, nga ana tjetër, iu kundërpërgjigjën policisë izraelite duke hedhur gurë.
Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze njoftoi se tre të plagosur janë dërguar në spital dhe se disa punonjës të tyre nuk janë lejuar të hyjnë në Mesxhid Al-Aksa.
Në përplasjet mes forcave izraelite u plagosën dhjetë palestinezë, prej të cilëve 3 janë dërguar në spital.

Hebrenjtë fanatikë festojnë “ditën e Kudsit” sipas kalendarit hebre, për të përkujtuar përvjetorin e Luftës së Gjashtëditore kur Izraeli në vitin 1967 okupoi Kudsin Lindor.
Organizatat fanatike hebreje, me rastin e “ditës së Kudsit” që këtë vit përkon me datat 9-10 maj, kishin bërë thirrje për bastisje në Mesxhid Al-Aksa.


Top Channel
 
Back
Lartë