• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Policia britanike: Vrasja e deputetit konservator, incident terrorist

...

Kontributor
LV
0
 

Policia britanike: Vrasja e deputetit konservator, incident terrorist​



Screenshot 8



Sulmi me thikë ndaj një ligjvënësi konservator në lindje të Anglisë ka qenë incident terrorist, ka thënë Policia britanike. “Hetimet fillestare kanë vënë në pah motivin potencial të lidhur me ekstremizëm islamik”, ka thënë Policia Metropolitane në një deklaratë të lëshuar më 16 tetor. Në deklaratë është thënë se hetuesit policorë besojnë se sulmuesi ka vepruar i vetëm.

David Amess, 69-vjeçar, është therur disa herë më 15 tetor, në një kishë në Eseks, nga një njeri që ka qenë pjesë e takimit me votues, kanë thënë dëshmitarët dhe policia. Shefi policor për Eseks, Ben-Julian Harrington, ka thënë se Amess ka qenë “thjesht duke kryer detyrën e tij kur i është marrë jeta në mënyrë të tmerrshme”. Një burrë 25-vjeçar është ndaluar si i dyshuar për vrasje dhe i është marrë thika, është thënë në deklaratën e Policisë, pak pas incidentit.

Amess ka qenë ligjvënës nga viti 1983, ka qenë i martuar dhe baba i pesë fëmijëve. Ai është nderuar nga Mbretëresha britanike Elizabeta II më 2015 për shërbimin e tij, duke marrë titullin Sir David. Në Parlamentin britanik, flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë, ndërkohë që kanë lindur pyetje rreth sigurisë së ligjvënësve.
lg.php








"Balkanweb"
 
Back
Lartë