• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Poezi të ndryshme

RËNIA - HESHTJE PREJ GJENIU

ADEM JASHARI

S'ishte përpjekje shpëtimi ajo luftë
Ajo hapi shtigje të rilindë Kosova
Me çka u ndoz ai flakadan i madh i lirisë
Ma mirë thuaj : Nga gjumi i zgjova!

Vitet e robërisë sa ishin të gjatë
Dekadat me heshtje e perkulje i pjestonin
Se populli e hante perditë buken e thatë
Por, kush kish nge - shtypësin të hidheronin!

Me pranga, me perndjekje , me vrasje e dhunime
gradoheshin shqiptarët, po merrnin dhuratë!
Ëndërronin lajkatarët ku kishte emërime
Të ngjisin grada pushteti e të bëjnë shamatë !

Të shtypin pastaj në dimër , e në verë
Me gjak të përmbysnin marsin, sa herë vinte behari!
Jo! Nuk shkoj në Prekaz ajo dinakëri
Se doli si jehona - kreshnik Adem Jashari!fr!
 
PA TY
Sot kalova tek, Ti Nënë
U mundova të mos qaj
Ato lulet e ditëlindjes
Me lot Nënë po i lajë!

Vallë sa herë ky trishtim
Do më ndjek o moj Nënë
Shtrengoj grushtat të përqafoj
Vetëm dheun kisha zënë!

E mban mend kur të thoja
Ti je bota ylli im
Sa herë thirrja o moj Nënë
Ti po vije me nxitim!

Sot përse mu shtang zemra
Nuk më pyete as si je
Kaq e egër qenka jeta
Sdo gëzojmë së bashku Ne!

Sa herë vjen kjo ditë e Nënës
E kujtoj fëmijërin
Sa e lumtur atëhere isha
Tek ti gjeja dashurinë!

Këto lule janë për Ty
Ku ti lë Ti, ma thuaj
Përse hesht e nuk bë zë
A nuk sheh sa po vuaj!
 
POEZI ZEMRE
Më vjen të nxjerr ty nga çdo varg.
Të lë diku, nepër kujtime.
Por ti ndriçon me shumë nga larg.
Bëhesh diell për muzën time!
Më vjen të gris ty nga çdo letër
Ku je në prozë, a poezi...
Dua të bëj të jesh një tjetër.
E çuditërisht mbetesh po Ti!
E ndonjëherë shkoj nga e keqja.
I shkruaj shtrigave që bëjnë magji.
Që të urrej, të t'heq nga vetja,
të bëj si 'to, por s’bëhesh Ti!
Ndërkohë që shpirtin e shëmtoja.
U bë m' i bukur, çuditërisht.
E kur e bukura kërkon të bukur.
S'mund të largoj ty, natyrisht!
 
''Unë''

Mos kërko që të jem ''tjetër''
Mund ta luaj një rol më shumë
Ndoshta thjesht do tjetërsohem
Por aspak nuk do t'jem ''unë''!

Mund të t'dua edhe ndryshe
Me mënyrën, që do ti
Ti do tjesh ajo që ishe
E unë thjeshtë tjetër njeri!

Gjithë të mirat e k’saj bote
Do t'mi falje, the, patjetër
Veç të jem ''dëshira'' jote
E s'ka gjë, të bëhem ''tjetër''!

Nëse ''tjetër'' unë do t'bëhem
S'mund të t'adhuroj, pa fund
Sepse dua gjithcka tënden
Ndaj dhe s'dua që të humb!

Ndaj....
Mos kërko që të jem ''tjetër"
Veç lëshohu në krah't e mi
Nëse unë, do t'jem i lumtur
S'ka sesi, mos t'jesh dhe ti.
 
Dhe vjen një çast si pa kuptuar,

dhe çdo gjë ikën nga kjo botë .

Dikur me vete shumë gjera mbanim ,

tani çdo gjë ka mbetur bosh .

Një jetë e tërë e hedhur supeve ,

një peshe e rëndë ndër vite mbajtur .

Një histori që s’mund të shuhet ,

edhe pse shihet tani e zbrazur .

Janë vitet që çdokush kaloi ,

në këtë jetë që se kuptoi .

Si një ikonë e hedhur tutje

me disa copa mbetur kërcuqe.

Laureta Malaj
 
Back
Lartë