• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Po shuante flakët në Turqi/ Rrëzohet aeroplani zjarrfikës rus, ndërrojnë jetë 8 personat në bord

...

Kontributor
LV
0
 

Po shuante flakët në Turqi/ Rrëzohet aeroplani zjarrfikës rus, ndërrojnë jetë 8 personat në bord​



hel-1.jpg

https://top-channel.tv/video/top-ch...herrime-ne-shkembinjte-e-turqise-8-te-vdekur/

Një aeroplan zjarrfikës rus u rrëzua në provincën jugore Kahramanmaraş, ku tetë personat në bord humbën jetën.

Kontakti u humb me aeroplanin i cili ishte angazhuar nga Rusia për të ndihmuar në përpjekjet e Turqisë për të kontrolluar një zjarr pyjor në Kahramanmaraş, tha guvernatori Ömer Faruk Çoşkun për Anadolu Agency.

Një numër i madh i ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit u dërguan në rajon, shtoi Çoşkun.

Shkaku i rrëzimit mbetet i panjohur.

Nga ana tjetër, në një deklaratë, Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se avioni rus amfib Be-200 u rrëzua gjatë uljes pranë provincës Adana të Turqisë, pas një misioni zjarrfikës.

Të pesë ushtarakët rusë dhe tre turq në bordin e aeroplanit humbën jetën si pasojë e aksidentit, tha deklarata.

Një komision i posaçëm i Ministrisë ruse të Mbrojtjes si dhe punonjësit e Ambasadës së Rusisë në Turqi do të arrijnë në vend për hetime, njoftohet më tej.

Avioni u dërgua në Turqi më 8 korrik për të ndihmuar Turqinë në luftimin e zjarreve.

Be-200 është aeroplani më i madh amfib në botë i krijuar posaçërisht për të luftuar zjarret, përfshirë në zona të largëta. Ai mund të mbajë 12 tonë ujë.



Top Channel
 
Back
Lartë