• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Po i përkeqësohet shëndeti”, apeli i bashkëpunëtorëve të Navalnyt: Jeta e tij është në rrezik

...

Kontributor
LV
0
 

Po i përkeqësohet shëndeti”, apeli i bashkëpunëtorëve të Navalnyt: Jeta e tij është në rrezik​


Navalny


Shëndeti i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, është përkeqësuar, kanë thënë bashkëpunëtorët e tij.
Ata besojnë se jeta e tij është në rrezik. Ata gjithashtu thanë se vendndodhja aktuale e Navalny është “e panjohur” dhe se avokatët e tij nuk u lejuan ta takonin atë më 24 mars, megjithëse kishin një takim të planifikuar me të në burg.

“Jemi të shqetësuar për përkeqësimin e shpejtë të gjendjes së tij shëndetësore”, shkroi Maria Pevchikh, shefja e hetimeve në Fondacionin Kundër Korrupsionit të Navalny. Më 15 mars, udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, konfirmoi zhvendosjen e tij në një burg në qytetin Pokrov. Në një postim në Instagram, Navalny e cilësoi institucionin si “një kamp përqendrimi”. Ai tha se është zhvendosur në burgun IK-2 para tre ditësh dhe se është mirë.
Ky është një nga institucionet më të famshme të burgjeve të Rusisë me një regjim shumë të rreptë. “Ne supozojmë se Navalny është transferuar ndoshta në spitalin e burgut dhe administrata po përpiqet ta fshehë këtë. Ne besojmë se jeta e Navalny është në rrezik dhe kërkojmë qasje të menjëhershme për avokatët e tij”, tha Pevchikh. Navalny është arrestuar në Moskë në janar, menjëherë pasi është kthyer nga Gjermania, ku është shëruar nga helmimi me agjent nervor.
Ai është helmuar në muajin gusht, në një fluturim drejt Siberisë, ndërsa laboratorët perëndimorë kanë treguar se agjenti i përdorur në sulm ka qenë Noviçok. Navalny ka fajësuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për urdhërimin e sulmit ndaj tij, por Kremlini e ka mohuar përfshirjen.

Në fillim të shkurtit, një gjykatë në Moskë ka konstatuar se Navlny, gjatë kohës sa ka qenë në Gjermani, ka shkelur dënimin me kusht, të shqiptuar më herët për një rast të përvetësimit të fondeve.
Gjykata ka urdhëruar Navalnyn që të shërbejë dy vjet e gjysmë në burg. Në fillim të këtij muaji, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar disa zyrtarë rusë për, siç është thënë, përfshirje në helmimin e Navalnyt. Duke reaguar pas sanksioneve, Moska e ka porositur Perëndimin që “të mos luajë me zjarr”.
 

NATO bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të Navalny: Rusia ka rritur modelin e saj të sjelljes shtypëse brenda vendit dhe sjelljen agresive jashtë​


Stoltenberg76


Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Navalny dhe aktivistëve të tjerë të arrestuar, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën për shtyp në fund të ditës së dytë të takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel.

“Edhe pse marrëdhëniet tona me Rusinë mbeten shumë të vështira, takimi ynë sot demonstron një marrëveshje të fortë midis aleatëve dhe me partnerët tanë. Pavarësisht viteve të presionit dhe përpjekjeve për t’u përfshirë në një dialog domethënës, Rusia ka rritur modelin e saj të sjelljes shtypëse brenda vendit dhe sjelljen agresive jashtë tij”, theksoi Stoltenberg.
“Në Rusi ne jemi ende dëshmitarë të shtypjes së dhunshme të disidencës politike. Dhe ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Alexei Navalny dhe demonstruesve të tjerë paqësorë të cilët janë arrestuar”, shtoi ai.
 
Back
Lartë