• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Plazhet më të bukura të botës....

...

Kontributor
LV
0
 

Njihuni me plazhet më të bukura të botës, mrekullitë e natyrës bregdetare që do t’u lënë thjesht pa fryme​





Elementët që e bëjnë një plazh gati perfekt janë të ndryshëm për secilin nga ne. Për disa është rëra e ëmbël dhe ujërat e kristalta të Caraibeve, ndërsa të tjerë preferojnë ndërthurjen e bukurive të ndryshme natyrore në një vend të vetëm.

Plazhet që do të shihni më poshtë konsiderohen si disa prej më të bukurve në botë dhe duhet patjetër të jenë në listën tuaj të udhëtimeve.

1. La Playa Escondida, Mexico (Plazhi i fshehur, Meksikë)
1-123.jpg

Ky plazh i fshehur duket sikur është jashtë çdo vendi të botës. Rëra e bardhë dhe ujërat e kristaltë duken një mrekulli. Aty mund të notosh vetëm përmes një tuneli nënujor dhe është pikërisht kjo ajo që e bën edhe më të veçantë këtë plazh.

2. Whitehaven Beach, Australia (Plazhi i parajsës së bardhë, Australi)
2-67.jpg

Siç duket dhe nga emri, ky plazh është thjesht magjik. Aq sa herë njerëzit dyshojnë nëse është kaq marramendës me të vërtetë.

3. Ora Beach, Indonezi
3-39.jpg

Plazhi i Ora-s është një nga më të bukurit për shkak se gjithçka që e rrethon është pothuajse e paprekur nga dora e njeriut.

4. Plazhi Driftwood, Georgia
44.jpg

Gati si jo-real, ky vend është i preferuari i fotografëve. Ndërthurja e pemëve me rërën, detin dhe ngjyrat që reflektohen nga perëndimi i diellit janë thjesht perfekte.

5. Reynisfjara Beach, Iceland
6-27.jpg

Ndryshe nga plazhet që pamë me lart, me rërë të bardhë, brigjet në ngjyrë të zezë dhe guralecët rreth tij, të japin përshtypjen e pafundësisë.

6. Plazhi Pfeiffer, California
66-1.jpg

Ky është një nga plazhet më të vështira për tu gjendur nga njeriu dhe kjo e bën më tepër të dëshirueshëm. Natyra e egër e këtij vendi e bën të duket si vend i krijuar nga imagjinata e njeriut.
 
Ne me shume vem ne ksamil,por ne dark vim aty ne sarand me makine, aman dhe dhermiu eshte super😍
Edhe un erdha nje vizit te shkurter ketej dhe vertet eshte shuume bukur,eshte plazhi me i bukur ne bote 🥰
 
Back
Lartë