• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pistoleta celular, mund të blihet vetëm për 500 dollarë

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
pistoletaa-597x350.jpg
Quhet Cellphone Pistol dhe është një armë e re që mund të mbahet në xhep. Pistoleta në forme celulari është sponsorizuar nga organizata e fuqishme e armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NRA.

Ajo që prezantuar përpara pak vitesh, por nuk ishte hedhur zyrtarisht në treg. Tani, në mesin e debatit mbi armëmbajtjen që vlon në SHBA pas episodeve të përsëritura të dhunës në shkolla, në takimin e përvitshëm të shoqatës, që nis nga data 4 maj e ku do të mbaje një fjalim edhe presidenti Donald Trump, do të bëhet publik modeli i armës, e cila shume shpejt do të mbushë dyqanet amerikane me një kosto prej 500 dollarë.

“Vetëmbrojtja është e drejta e parë e natyrshme”, është njëri prej sloganeve të përdorur për të.

“Cellphone Pistol mund të përdoret nga të gjithë, duke nisur nga mamatë e deri tek profesionistet”, thonë krijuesit e armës së veçantë, duke shtuar se “Me në duart e tyre këtë objekt qe peshon shume pak, nuk kanë për të qenë me viktima”.

Por rrjetet sociale u mbytën nga një rrebesh protestash: Këto lloj armësh, sipas aktivisteve mund të kthehen në të preferuarat e të rinjve e adoleshenteve, që mund t’i mbajnë lehtësisht edhe në çantat e shkollës.

Por përgjigja e NRA-së ka qenë tepër e thatë për kritikët: Amendamenti i dytë ua lejon të gjithëve të armatosen./tch
 
Back
Lartë