• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pika e zezë në fletë të bardhë

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1633259127446.png


Një ditë profesori hyri në klasë dhe u tha studentëve që të përgatiten për test. Të gjithë me padurim pritnin për fillimin e këtij testi.

Profesori sikurse rëndom i ndau listat e provimit. Atëherë kërkoi nga studentët ta fillojnë punën e tyre.
Për befasinë e të gjithëve nuk kishte pyetje, por vetëm një pikë e zezë në qendër të letrës. Profesori kur i pa shprehjet e hutuar në fytyrat e studentëve tha: - Dëshiroj të shkruani për atë që shihni.
Studentët e hutuar filluan të shkruajnë për këtë detyrë të pashpjeguar.
Në fund të orës, profesori i mblodhi listat dhe filloi t’i lexojë me zë para studentëve. Të gjithë pa përjashtim kishin shkruar për pikën e zezë, duke u përpjekur të shpjegojnë pozitën e saj në mes të letrës. Pasi i lexoi të gjitha punimet, klasa u qetësua ndërsa profesori shpjegoi: - Nuk do t’u notoj, por vetëm desha t’u jap për meditim. Askush nuk ka shkruar për pjesën e bardhë të letrës. Të gjithë jeni fokusar në pikën e zezë.
Njëjtë ndodh edhe në jetën tonë. Mirëpo, ne insistojmë të fokusohemi vetëm në pikën e zezë - problemet shëndetësore, të hollave, marrëdhëniet e komplikuara ndërnjerëzore, divorcet, fatkeqësitë natyrore, dëshpërimin me miqtë, etj.
Njollat e zeza janë shumë të vogla në krahasim me atë që kemi në jetët tona, por ato janë që e ndotin mendjen tonë. Hiqni shikimin nga pika e zezë në jetën tuaj. Kënaquni në çdo begati të Zotit, me çdo moment që u ofron jeta. Bëhuni të lumtur, e jetoni jetën e mbushur me dashuri.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
 
Back
Lartë