• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Peshk në furrë me perime

...

Kontributor
LV
0
 

Peshk në furrë me perime​

peshk-furre-merluc-artigatimit-receta-shqip-fish-recipes.jpg

Peshk në furrë me perime​


Përbërësit​

  • 2 persona
  • 400 gr peshk
  • 1 patëllxhan
  • 1 kungulleshkë
  • 2 speca të ngjyrave të ndryshme
  • 1 filxhan kafe galet
  • arra të grira
  • majdanoz
  • kopër
  • nenexhik mëndrëz
  • selino
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri
  • 1/2 limon

Përgatitja​

  • Pasi pastrojmë dhe lajmë peshkun, e spërkasim me kripë e piper. E kalojmë nga të gjitha anët në galetë të përzier me arra dhe e vendosim. Për të përgatitur galetën nevojitet bukë e thatë dhe i grijmë imët ne mikser. Më pas shtojmë dhe arrat.
  • Vendosim peshkun në tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. E spërkatim peshkun me vaj ulliri dhe e futim në furrë të para ngrohur në 200 °C për 15-20 minuta.

  • Ndërkohë përgatitim salcën. Në mikser hedhim majdanoz, nenexhik, kopër, selino, vaj ulliri, lëng limoni dhe i rrahim mirë, sa të bëhet një masë e plotë. Mund të përdorim një mikser kuzhine.
  • Hedhim salcën në pjatë dhe bëjmë gati perimet. Perimet e lara i presim në fije të holla tip julienne. Perimet i kaurdisim në tigan me vaj të nxehur për 5-6 minuta. Hedhim perimet në pjatë, mbi salcë dhe mbi to vendosim peshkun e pjekur në furrë. Sipër i hedhim pak arra të grira me thikë dhe pak salcë.

  • Peshk në furrë shoqëruar me perime është gati. Shtoni një gotë verë të bardhe dhe mos harroni të konsumoni peshk të paktën një herë në javë.

 
Back
Lartë