• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Personazhet më të pamëshirshëm të historisë.

Juno

Kontributor
LV
0
 

View attachment 8251
CALÍGULA (12-41). Perandori romak. Pohonte se ishte Jupiteri dhe dërgonte drejt vdekjes, torturonte arbitrarisht këdo, p.sh ata që ndërprisnin interpretimin e aktorit Mnester, dashnorin e tij. Për t’u tallur me senatin emëroi senator dhe konsull kalin e tij, Incitatus.
View attachment 8252


ATILA (395-453). Mbreti i hunëve. Egërsia e tij i vurin nofkën “Kamzhiku i Zotit” Që nga Europa qendrore në Detin e Zi dhe nga Danubi në Balltik trupat e tij masakruan dhe plaçkitën varre dhe qytete.
View attachment 8253


GENGIS KAN (1162-1227). Themelues i perandorisë mongole. Shfarosi popullata të tëra si 700 000 banorë të Mervit, Persi. Ushtrisë së tij i atribuohet më shumë se 2 milionë vdekje.
View attachment 8255


VLAD TEPES (1431-1476). Princi Vlad i Wallachia-s, në Rumani, mbi të cilin bazohet legjenda e kontit Drakula. Tortura e tij vdekjeprurëse ishte të shkuarit e viktimave në hunj, por edhe tredhje, mbytje, gjymtime apo edhe nxjerrje sysh.
View attachment 8256


HENRI VIII (1491-1547). Mbreti i Anglisë nga shtëpia Tudor. Provokoi ndarjen e kishës anglikane nga Roma, për t’u divorcuar nga Kathrin e Aragonit dhe për t’u martuar me Ana Bolenën. Dënoi me prerje koke 2 nga 6 gratë e tij si dhe një numër miqsh e armiqsh.
View attachment 8257


IVÁNI I TMERRSHEM (1530-1584). Cari i Rusisë (Iván IV). Thuhet se mizoria e tij vinte ngaqë ishte torturuar që fëmijë. Vrau të birin, mbyti me grushta të bijën shtatzanë, bëri që qentë e tij të shyenin dhe të hanin shefin e qeverisë së tij dhe mbolli terror mes nështetasve të tij.
View attachment 8258


LEPOLDI II (1835-1909). Mbreti i Belgjikës. E ktheu Kongon në koloni private duke skllavëruar dhe shfrytëzuar të gjitha burimet si natyrore e njerëzore të vendit. Shkaktoi një genocid në një vend afrikan, ku vdiqën miliona njerëz.
View attachment 8259


HITLERI (1889-1945). Udhëheqësi i Rajhut të Tretë. Qeverisi Gjermaninë nga 1939-1945, shkaktoi Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin e hebrenjve. Bilanci: 21 milionë të vdekur.
View attachment 8260


STALINI (1878-1953). Dikatori i Bashkimit Sovjetik. Komunist që nga vitet 20, shfarosi miliona njerëz, vendosi një regjim politik pa liri qytetare, vrau desidentë dhe armiq politik si Leon Trockin.

BOKASSA (1921-1996). Perandor i Republikës së Afrikës Qendrore. Thirrej “Gogoli i Diamanteve”, e bazoi mbretërimin e tij mbi tortura që përfshinin edhe kanibalizmin.
 
Back
Lartë