• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Përgatituni për një vit super të mbarë/ Shenjat më me fat të horoskopit për 2021

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Sipas astrologjisë, 2021-shi në përgjithësi do të jetë një vit i mbarë dhe ndoshta kjo qasje optimiste po shfaqet tek yjet, që në muajt nëntor-dhjetor 2020.
Të gjitha shenjat do të përfitojnë nga mirësia e yjësisë gjatë kësaj periudhe, por për katër shenja në veçanti jeta romantike do të lulëzojë.

Në gjysmën e fundit të dhjetorit, disa ndikime të mëdha astrologjike mund të sjellin një hov emocionues në jetën tuaj personale. Nga data 15 dhjetor deri më 8 janar, Afërdita do të hyjë në shenjën aventureske të Shigjetarit. Kjo do të na japë një ndjenjë lirie në seks dhe dashuri.

Demi

Demi do të ketë Afërditën në shtëpinë e tetë të tabelës astrologjike për gjithë sezonin e festave. Kjo pjesë e tabelës ndikon për mirë mbi seksin, intimitetin dhe bashkimin me një person tjetër.

Luani

Gjatë festave të fundvitit, Luanët do të kenë Afërditën në shtëpinë e tyre të pestë të takimeve, kënaqësive, krijimtarisë dhe gjetjes së dashurisë së vërtetë. Jupiteri me fat gjithashtu do të hyjë në shtëpinë e tyre të shtatë, të marrëdhënieve të përkushtuara, për pjesën më të madhe të vitit të ardhshëm.


Peshorja

Nëse jeni një Peshore, bëhuni gati të merrni një dhuratë të hershme të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri nga yjet. Sipas Semos, Jupiteri i shtrirë dhe Saturni i guximshëm do të hyjnë në shtëpinë e pestë të Peshores, atë të romancës, krijimtarisë dhe dashurisë dhe njerëzit e kësaj shenje mund të kenë një takim të rëndësishëm në 21 dhjetor.

Shigjetari

Afërdita do të hyjë në Shigjetar fiks në kohë për pushimet e fundvitit. Të gjithë tashmë e duan shenjën tuaj, kështu që ju nuk e keni problem të tërhiqni partnerë të mundshëm, por sipas Semos, “magnetizmi dhe joshja juaj” do të jenë edhe më intensive nga mesi i dhjetorit deri në fillim të janarit./
 
Back
Lartë