• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Përgatitjet para “El Clasico-s”, Zidane sfidon Barcelonën me mbrojtje “të arnuar”

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
fe06fb_9318f82953664347b20731cb643230c0_mv2-401x277.jpg
Nga festa në “ferr”.

Pas kualifikimit në finalen e Champions League, Reali i Madridit do të ketë një test të vërtetë në kampionat, me “Galaktikët” që do të vizitojnë Katalonjën për t’u përballur me Barcelonën.

Përpara këtij 90 minutëshi ndaj katalanasve, Zinedine Zidane ka marrë një lajm të hidhur prej stafit mjekësor, ku një ndër mbrojtësit pritet t’i mungojë në sfidën e së dielës.

Raphael Varane nuk ka arritur të mbyll seancën stërvitore, pasi që ka ndier dhimbje në këmbën e djathtë. Gjithashtu edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Carvajal nuk ka arritur të riaftësohet në kohë prej dëmtimit të muskujve, të cilat i lëndoi gjatë takimit të parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Pjesa tjetër e ekipit punoi normalisht para “El Clasicos” që është programuar për t’u luajtur më 6 maj, në orën 20:45./Oranews/
 
Back
Lartë