Interi dhe Roma kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në ‘San Siro’, në një ndeshje përplot emocione.
Ishte Roma që në pjesën e parë në minutën e 31’ kaloi në epërsi përmes El Shaarawy.
Interin nga humbja e shpëtoi mesfushori Vecino, që realizoi në minutën e 86’.
Merita të mëdha në këtë barazim të Romës, ka edhe portieri Alisson, që bëri disa intervenime vendimtare./Lajmi.net/