• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Performanca e Dua Lipa-s me 200 mijë pjesëmarrës/ Koncerti vlerësohet si më i ndjekuri në histori nga një artiste solo

...

Kontributor
LV
0
 

Performanca e Dua Lipa-s me 200 mijë pjesëmarrës/ Koncerti vlerësohet si më i ndjekuri në histori nga një artiste solo​


WhatsApp-Image-2022-11-29-at-13.10.16.jpeg



Koncerti i ditës së djeshme i yllit me famë botërore Dua Lipa, është vlerësuar si koncerti më i ndjekur në histori i realizuar nga një artiste e vetme.

Me një pjesëmarrje prej rreth 200 mijë personash, shfaqja që dhuroi falas mbrëmjen e djeshme Dua Lipa ka kaluar rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1988.

Atmosfera e krijuar mbrëmjen e 28 nëntorit do të mbetet gjatë në mendjen e mijëra të rinjve e të rejave që mbushën plot sheshin Skënderbej për të parë duke performuar, Dua Lipën, e cila përmbylli në Tiranë turin e saj botëror “Future Nostalgia”.


9a666dc0-50e4-4db8-8d88-8fba87e7d4fc-304x450.jpg



Dua Lipa këndoi hitet e saj më të famshme të kombinuara me koreografi që përcillnin energji të pashterueshme ndaj publikut, i cili këndonte së bashku me të në çdo moment. Ajo shkëlqeu gjatë gjithë mbrëmjes por i veçantë ishte dhe momenti kur realizoi me duar shqiponjën dy krenare.

Koncerti i Dua Lipës në Tiranë bëri jehonë edhe në mediat britanike që shkruanin për perfomancën e saj dhe për përmbylljen e turneut “Future Nostalgia” me pjesëmarrjen e 200 mije personave. Po ashtu nuk u la pa përmendur edhe marrja e pasaportës shqiptare të Duas, gjatë qëndrimit të saj në Tiranë.


WhatsApp-Image-2022-11-29-at-13.10.16-6.jpeg








Top Channel
 
Back
Lartë