• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Perez bën deklaratën e rëndë për Ronaldon

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
perez-ronaldo-544x350.jpg
Në këto ditë të fundit të afatit kalimtar, Real Madridi vazhdon të jetë qendra e disa negociatave të rëndësishme.

Largimet e mundshme të Luka Modric dhe Mateto Kovacic po shtojnë kuriozitetin dhe zemërimin e tifozëve të Real, të cilët, pas lamtumirës së Cristiano Ronaldo, mund të jenë të detyruar të përshëndeten edhe me kampionë të tjerë të ekipit. E tifozëve nuk u ka pëlqyer aspak shitja e CR7, në nivelet e larta të klubit kampion të Europës po buzëqeshet.

Sipas “Transfermarkt”, në fakt, klubi i Florentino Perez ka fituar vlerë pas largimit të yllit portugez. Real Madrid ka kaluar nga një vlerësim prej 952,5 milionë euro në 957,3, me një rritje 4,8 milionë euro. Një rritje kjo që ka ardhur edhe nga rritja e vlerës së disa lojtarëve të “Los Blancos”. Varane, Nacho dhe Bale mbi të gjithë.

Mbrojtësi francez, fitues i freskët i Kupës së Botës, ka parë t’i rritet vlera me 10 milionë euro (vlerësohet 80 mln). Më pas vjen Nacho, që ka kaluar nga 30 në 35 milionë euro. Pas tyre renditet Gareth Bale: protagonist i finales së kaluar të Champions League kundër Liverpool, vlera e të cilit ka shkuar nga 80 në 90 milionë euro.

Më pa duhet llogaritur edhe vlera e rritur e disa të rinjve të marrë nga madrilenët. Odriozola (nga 25 në 30 mln), Lunin (sot vlerësohet 8,5) dhe Raul de Tomas (vlera e tij është dyfishuar pas kalimit te Real), kanë kontribuuar për ta mbajtur lart emrin e klubit dhe, mbi të gjitha, të rrisin vlerën ekonomike të tij.

The post Perez bën deklaratën e rëndë për Ronaldon appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Cr7-ta do marrë dhe Marcelon.
 
Back
Lartë