• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Për herë të parë në histori, miratohet dekreti: Lejohen kurorëzimi i martesave për jo myslimanët

...

Kontributor
LV
0
 

Për herë të parë në histori, miratohet dekreti: Lejohen kurorëzimi i martesave për jo myslimanët​


Ptyzmcz6yz0xjmhhc2g9yjhmmtdizgq5mzriywrhzjgzotqzztewytmzytq1zjm.thumb 780x439



Abu Dhabi do të lejojë jo myslimanët që të kurorëzohen. Kjo është e shkruar e zeza mbi të bardhë në dekretin e fundit të sundimtarit të Abu Dhabit.

Sipas dekretit të sundimtarit të Abu Dhabi, Sheikh Khalifa Zayed al-Nahajan, i cili është edhe presidenti i federatës së shtatë Emirateve të Emirateve të Bashkuara Arabe, ligji i ri mbulon martesën civile, shkurorëzimin, alimentacionin, kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve, dëshminë e atësisë dhe trashëgimisë.

Qëllimi i ligjit është “të forcojë pozicionin dhe konkurrencën globale të Emirateve si një nga destinacionet më tërheqëse për talentet dhe njerëzit me aftësi”.

Një gjykatë e re për t’u marrë me çështjet e familjes jomuslimane do të krijohet në Abu Dhabi dhe të gjitha çështjet do të zgjidhen në arabisht dhe anglisht.

Emiratet e Bashkuara Arabe futën një sërë ndryshimesh legjislative në nivel federal vitin e kaluar, duke përfshirë dekriminalizimin e seksit paramartesor dhe konsumit të alkoolit, si dhe dispozitat e dënimeve të buta në rastet e “vrasjeve për nder” u shfuqizuan gjithashtu.

Ky shtet i Gjirit po kërkon të tërheqë investime të huaja nëpërmjet ndryshimeve ligjore dhe ta bëjë veten më të dëshirueshëm për qëndrim afatgjatë.
(BalkanWeb)
 
Back
Lartë