• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pepe tek Arsenal, Napoli kthehet kah Lozano

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Fillimisht, napolitanët humbën garën për James Rodriguez, me kolumbianin që pritet të mbetet në radhët e Real Madrid, duke mbetur pa një lojtar adekuat në pozitën ‘10’.

Në vijim, Napoli ishte interesuar edhe për yllin e Lille, Nicolas Pepe, i cili me paraqitjet e tij në sezonin e kaluar kishte shkëlqyer duke tërhequr vëmendje të madhe.

Por, raportimet e ditës së sotme kanë bërë të ditur se Pepe do t’i bashkohet skuadrës së Arsenal, për shumën e 80 milionë eurove.

Objektivi i radhës për skuadrën e Napolit do të jetë ylli meksikan që luan me PSV Eindhoven, Hirving Lozano, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve të medieve italiane, meksikani do t’i kushtonte Napolit rreth 45 milionë euro.

Lozano luan në pozitën e njëjtë me Nicolas Pepe. Ai ka kontribuar sezonin e kaluar me 21 gola dhe 12 asistime në 40 ndeshje. /Lajmi.net/


Shkruar nga: taulantg
 
Back
Lartë