• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pele: Brazili nuk ka skuadër për të fituar botërorin

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
IMG-20180607-WA0001-546x350.jpg
Legjenda e futbollit brazilian është pesimist për gjasat që ka Seleçao për të triumfuar në Rusi.

Brazili konsiderohet si një prej favoritëve kryesorë për ta fituar trofeun e Kupës së Botës, por kështu nuk mendon edhe Pele, i cili ka dyshime të mëdha për skuadrën që drejtohet nga Tite.

Sipas njërit prej futbollistëve më të mirë të historisë së futbollit, Brazili ka shumë futbollistë të mirë individual, por ajo që iu mungon është komponimi si ekip dhe kjo do ta bëjë të vështirë për të triumfuar. “Kam besim maksimal në aftësitë e Tites”, ka thënë Pele.

“Brenga ime më e madhe është që pak ditë para fillimit të botërorit, ne nuk kemi një ekip të duhur”.

“Individualisht ata janë të gjithë futbollistë shumë të mirë. Por nuk kemi një skuadër”. “Neymar për mua është një prej futbollistëve më të mirë në botë. Ai sot është shumë më i pjekur dhe ka përvojë, por i vetëm nuk mund ta fitojë Kupën e Botës”.

“Ekipi më i mirë i të gjitha kohëve i Brazilit ishte ai i vitit 1970, me lojtarë si Tostao, Rivellino, Gerson dhe Pele, të gjithë këta futbollistë të cilët kanë bartur fanellën me numrin 10 në ekipet e tyre. Në atë kohë ne kemi kaluar gjashtë muaj bashkë. Kjo është arsyeja pse kemi funksionuar si skuadër”, ka përfunduar Pele.

Brazili luan në Grupin E dhe ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Zvicrës më 17 qershor, kurse më pas do të takohet me Kosta Rikën dhe Serbinë.
 
Back
Lartë