• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pasojat e acarit në SHBA/ 62 viktima, miliona vetë pa energji elektrike

...

Kontributor
LV
0
 

Pasojat e acarit në SHBA/ 62 viktima, miliona vetë pa energji elektrike​



usaa.jpg


Numri i viktimave në Buffalo të Nju Jorkut është rritur në 28, me mijëra ende pa energji elektrike në mes të një stuhie monstër dimërore që ka goditur Amerikën e Veriut.

Në të gjithë SHBA, të paktën 62 persona kanë humbur jetën deri më tani për shkak të motit të keq.

Stuhia e dimrit ka detyruar gjithashtu anulimin e mijëra fluturimeve , duke përfshirë rreth 4,800 vetëm mëngjesin e së martës. Mijëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroportet në të gjithë vendin.

Tashmë kushtet pritet të përmirësohen, me reshje shumë të pakta bore të martën, por nga ana tjetër autoritetet paralajmëruan se temperaturat më të larta mund të çojnë në probleme shtesë, duke përfshirë përmbytjet me shkrirjen e borës.

Të hënën, presidenti amerikan Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për të gjithë të prekurit.

Zyrtarët në Nju Jork kanë thënë se personeli i urgjencës u detyrua të shkonte nga makina në makinë për të kërkuar të mbijetuarit e stuhisë, ndonjëherë duke gjetur trupatë pajetë në makina dhe pirgje dëbore.





Top Channel
 
Back
Lartë