IDEATORI, ORGANIZATORI DHE IDEOLOGU I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT
Prof. Gazmend SHPUZA
Në studimet tona veprimtaria e gjithanshme e Pashko Vasës, sidomos momentet kulmore të saj, sot e kësaj dite, rralle kanë gjetur vlerësimin e duhur. Madje dhe në rrafshin kulturor e letrar ka raste që ky vlerësim nuk arrin nivelet shkencore të afirmuara tanimë. Midis tyre bie në sy mendimi që parashtroi Ismail Kadareja më 1991:
“…autor i një prej poemave më të njohura të letërsisë shqipe, i vjershës së bukur, aq të pikëllueshme, aq lirike “O moj Shqipni, e mjera Shqipni”, që gjithë vocërrakët e Shqiperisë e mësonin përmendësh në shkollë. Pasi kishte botuar vjersha të shkruara italisht në Venedik, pasi kishte botuar shkrime anglisht në Londër dhe pasi kishte botuar romanin e tij të vetëm të shkruar frengjisht në një shtëpi botuese të Parisit, kishte nderruar fenë katolike në myslimane (?), kishte braktisur letërsinë për karrierën (?) dhe qe emëruar prej sulltanëve turq si guvernator i Libanit. Dhe kështu kishte vazhduar të jetonte me dy emra një katolik dhe një mysliman (?), me dy fama, së fundi me dy fate, pas vdekjes i glorifikuar te shqiptarët si rilindas, i zi te libanezët si tiran” ?! (Shih: Ardhja e Migjenit ne letërsinë shqipe, 199, fq. 21-22, sipas Prof. Hamit Beqja, Edhe engjelli dhe djalli janë brenda te i gjalli, Albinform, shtypur në shtypshkronjën “Gjergj Fishta”,1995, f. 211). Në këtë portretizim të Pashko Vasës nga Kadareja kemi katër pikëpyetje të cilave vështirë se gjejnë përgjigje në jetëshkrimet e Vaso Pashës.
Këshilltari i valiut të Shkodrës Vasa efendiu, në radhë të parë, dëshmohet këshilltari i përkushtuar deri në fund i delegatëve të Kuvendit historik të Prizrenit dhe i anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare i dalë nga ai tubim i parë kombëtar i mbarë shqiptarisë për nga rëndësia e vendimeve, nga shkalla e përfaqësimit dhe e organizimit të tij dhe nga përmasat e veprimtarisë luftarake.
Përfundimet e prof. Vehbi Balës si dhe perpjekjet e bëra këto 30 vitet e fundit për të vënë në pah meritat e Pashko Vasës janë lënë në hije. Kemi parasysh dokumente të tilla programore me të cilat merrte hov Riilindja jonë Kombëtare, në vitet ’70 të shek. XIX, si Parashtresa e 23 marsit 1878, të cilën ai ia drejtoi ambasadorit britanik në Stamboll, A. Layard. Pas saj vijnë kontributet e tij madhore për idejimin, thirrjen, organizimin dhe përfundimin me sukses të Kuvendit Historik të Prizrenit. Porse, përkundrejt këtij realiteti Kuvendi themelues i Lidhjes Shqiptare edhe sot e kësaj dite mbetet i anatemuar në tekstologjinë tonë shkollore por dhe në botimet kryesore kushtuar Lidhjes, si një tubim ku paskan mbizotëruar elementët sulltanistë e turkomanë. Në praninë e prefektit Qamil beut as edhe elementët e moderuar nuk qenkan ndjerë. Sipas ithtarëve të kësaj teze, edhe fjala e zjarrtë e Abdyl Frashërit paska ra në vesh të shurdhër. Por tashmë siç ka provuar edhe studiuesi i mirënjohur Sherif Delvina, çka vlen të ritheksohet, se ndryshe nga sa është menduar dhe propagandohet ende, i madhi i vëllezërve Frashëri, nuk ka qenë i pranishëm në Kuvendin themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ndërkaq lihet, jo pa qëllim në harresë, se këshilltari i valiut, Vasa efendiu, intelektuali ynë më i madh dhe më evropianist i shekullit XIX, ka qenë i pranishëm jo vetëm fizikisht në Kuvendin e Prizrenit. Me pëvojën e tij të pasur e të shumanshme, afro 40-vjeçare, si asnjeri prej rilindasve bashkëkohës, ai u vu në ballë të Lidhjes së Prizrenit dhe të mbarë Rilindjes, si ideator, ideolog, organizator dhe diplomat, duke shkëlqyer dhe si poet në shqip, qoftë edhe me një poezi të vetme. Pashko Vasa me Platformën e 23 marsit 1878, formuloi dhe parashtroi Programin kombëtar të Rilindjes e të Lidhjes që do të krijohej pas afro tre muajsh. Ky dokument u pat lënë në harresë që kur u botua nga prof. Skënder Riza.
Në Platformën e 23 marsit Vasa efendiu parashtron jo vetem mendimet rreth masave për përballimin e pasojave të shpartallimit të Perandorisë në luftën me Rusinë cariste dhe të klauzolave të Traktatit që po parapërgatitej të nënshkruhej në Berlin. Çka vlen të theksohet ai formulon në menyrë të argumentuar dhe objektivat strategjike të mbarë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për afro çerek shekulli. Në Hyrje të Parashtresës së vet autori paralajmëronte, se po lindte Çështja shqiptare. Më tej me argumentet e tij bindëse ai provonte, në fakt se ajo kishte lindur tashmë dhe tregonte edhe rrugët për zgjidhjen e saj. Lufta e zhvilluar nga populli ynë nën udheqjen e Lidhjes së Prizrenit për afro katër vjet do ta dëshmonte qartë këtëtë realitet. Porse Fuqitë Mëdha nuk qenë të interesuara të merreshin me të. Atyre iu interesonte çështja armene dhe e ashtuquajtura çështje maqedonase, që nuk kishte lindur ende. Kurse çështja shqiptare u reduktua tek autonomia fetare krahinore e bajraktarëve dhe kapidanave të Mirditës të vënë në shërbim të sulltanit me forca mercenare.
Jo rastësisht Preng Bibdoda, i ri i këshilluar keqas, nuk mori pjesë në Kuvendin e Prizrenit për themelimin e Lidhjes. Ai e kishte të qartë se në Shqipërinë e vilajeteve të bashkuara, të projektuar në Prizren më 15 qershor, nuk kishte vend për autonomira lokale aq më keq separatiste. Mirditta u përfaqësua në Lidhje, aq sa u përfaqësua, nga kapidan Marka Gjoni e disa bajraktarë të tjerë krahas krerëvet të Malësisë së Madhe me bajraktarin e Hotit në krye.
Në Parashtresën e vet Vasa efendiu përballë projekteve megalomane antishqiptare, si Naçertanija dhe Megaliideja, për copëtimin e trojeve shqiptare skicon, në radhë të parë, konceptin e tij territorial të shtrirjes reale të tyre. Trojet shqiptare, sipas tij, shtriheshin nga Malësitë e Mbishkodrës e deri në Pejë, përfshirë sanxhaqet e Pejës, Prishtinës, Gjilanit, Kaçanikut, Shkupit, Përlepit, Manastirit, Follorinës, Kosturit, Mecovës, Kallaritës, Artës e gjer te Gjiri i Prevezës. Ai konkludonte, se “të gjitha këto vende të bashkuara midis këtyre pikave dhe detit, qenësisht, historikisht dhe etnografikisht përbëjnë Shqipërinë; raca e banorëve, zakonet, sjelljet e tyre, traditat u janë identike; dhe hudhin poshtë çdo argument tjetër që orvatet të vertetojë të kundërtën”.
Rilindasi ynë i madh ka përkufizuar, konturuar, në projektin e tij politik Shqipërinë e ardhme autonome e deri dhe të pavarur. Siç shihet P. Vasa nuk flet, çka vlen të theksohet, për vilajete shqiptare, por vetëm për sanxhaqe shqiptare, duke mos përfshirë në to sanxhaqet me popullsi jo shqiptare apo dhe jo me shumicë shqiptare. Ajo është Shqipëria shqiptare, Shqipëria reale, larg përfytyrimeve perandorake mesjetare. Atë e konfirmon plotësisht sidomos përsa i takon Shqipërisë së Poshtme dhe rilindasi i shquar arvanid salaminasi Anastas Jani Kulluri(oti). Që nga Athina ai argumentonte mbështetur te gjendja demografike e asaj kohe dhe te autorët antikë grekë dhe të kohës së tij, se Epiri ishte shqiptar, ndërsa helenët qenë ardhacakë aty.
Prandaj dhe në Hymnin e Lidhjes së Prizrenit « Bashkimi i Shqipisë » Pashkoja do të këndonte: « Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë, /Gjithkund lshon dielli vap’ edhe rrezë,/ Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë /Kush mos na e preki, se desim t’tanë /Të desim si burrat që vdiqnë motit/ Edhe mos marrohna përpara zotit.”
Pohimet e mësipërme dhe sidomos vargjet që cituam jo pak kujt sot mund t’u duken të fryra e madje dhe shoviniste. Harrohet që peizazhi demografik i atyre viteve, për më se një shekull e gjysëm, është shpërfytyruar nga një politikë sistematike gjenocidiale e pandërprerë e ushtruar mbi popullsinë shqiptare me dëbimet masive të saj deri te ato millosheviçiane. Për diplomacinë dhe propagandën shoviniste dhe imperialiste edhe kufijtë e sotëm të Shqipërisë dhe madje dhe ata të Kosovës të projektuar dhe të sanksionuar në forumet e të mëdhenjve të Evropës që nga Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londrës (1913-1914), dhe deri te Konferenca e Parisit (1919), na paraqiten rezultat i një propogande shqiptaro-madhe(!) E, pra, në to asnjëherë nuk u dëgjua zëri i shqiptarëve. Edhe ato që paraqiteshin miq të shqiptarëve bënë pazare me trojet e thyre. Vetëm në Konferencën e Parisit (1946) arriti të dëgjohet ky zë. Njohja e Pavarësisë së Kosovës kushtëzohej me ndryshimin e kufijve të saj. Madje dhe pranimi Shqipërisë në BE kushtëzohet me vetëvendosjen e të ashtuquajturit “Vorio Epir”.
Njëkohësisht, në platformën e 23 marsit 1878 Pashko Vasa, me kërkesën e vetorganizimit ushtarak të shqiptarëve për mbrojtjen e territoreve të kërcënuara parashtron idenë madhore të krijimit të Lidhjes Shqiptare. Kjo Lidhje nuk do të ishte thjesht një organizëm ushtarak vetëm për qëllimin e shpallur, por dhe një organizatë politike për sigurimin e të drejtave kombëtare ashtu sikurse dhe për popujt e tjerë të Ballkanit. Sipas Pashko Vasës evropianist, bashkatdhetarët e tij “kërkojnë të drejtën për të hyrë në gjirin e familjes së madhe evropiane të cilës i përkasin për nga raca dhe farefisnia.”
Vasa efendiu konsekuent i veprës së vet, mbi bazën e trajtimit shkencor të Çështjes Lindore parashtruar Layardit, nga marsi i vitit 1878 deri në fund të 1879-ës, nuk u mjaftua vetëm me kontributin e ideatorit. Ai do të vihet në ballë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për realizimin e ideve të tij të qarta atdhetare në Kuvendin historik të Prizrenit dhe në Kuvendin e Parë të Dibrës po ashtu dhe në rrugë diplomatike. Kjo veprimtari e tij u kurorëzua me hartimin dhe shpalljen e Manifestit të Rilindjes “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”. Me horizontin dhe talentin e tij Pashkoja edhe me tekstin e marshit të Lidhjes “Bashkmi i Shqipnisë”.
Pjesëmarrësit e Kuvendit Themelues të Lidhjes Shqiptare, në qershor të vitit 1878 me atë formim të siguruar në mejtepet e medresetë osmane, përvetësuan idetë atdhetare dhe evroianiste që përçoi në mesin e tyre, Vasa efendiu megjithëse në hije, porse i pranishëm efektivisht në Kuvend. Emrat e tyre, me përjashtim të ndonjerit i cili nuk i qëndroi besnik programit, duhet të shkruhen me gërma të arta në historinë e Lidhjes, duke filluar nga stendat e Muzeut të lidhjes në Prizren.
Historiani nga Kosova, Sylejman Kylçe, na kumton se këta kuvendarë bashkarisht, myslimanë dhe të krishterë, shpallnin se “të gjithë shqiptarët ishin të vendosur të përballonin çdo vendim negativ që do të delte nga ai forum dhe çdo sulm, që do të vinte nga fqinjët”. Në vijim kuvendarët deklaronin në mënyrë lapidare: “Qoftë i mallkuar kush ndjek interesat egoiste në këtë kohë kur atdheu na thërret në shërbim të tij. Ne në Lidhjen tonë vendosëm që para së gjithash të provojmë që, pa diskutuar për fenë, jemi shqiptarë”. Që kjo nuk qe një deklaratë e thjeshtë propagandistike vasiane do ta provojë gjithë veprimtaria afër katërvjeçare e Lidhjes. Ky dokument hedh poshtë zërat e përhapur me dashakeqësi rreth krijimit të një lidhjeje islamike, turkomane në thelb antikombëtare, zëra që vegjetojnë dhe sot e kësaj dite edhe midis historianëve tanë.
Delegatët që arritën të merrnin pjesë në Kuvend, përfshijë dhe ata të vilajetit të Shkodrës, myslimanë dhe katolikë, që erdhën në fillim të korrikut në Prizren, duke folur në emër të mbarë bashkatdhetarëve të vet, e pajisën Lidhjen Shqiptare që në fillimet e saj me programin kombëtar përfshirë dhe Kararnamenë, “Aktin e vendimeve”, me kërkesën për autonominë e “vilajeteve të bashkuara”, në të cilat përfshiheshin asokohe, kryesisht, trojet shqiptare.
Dhe megjithatë Kuvendi historik i themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vijon të anatemohet, duke nisur nga Kararnameja. Atij përgjithësisht nuk i është kushtuar asnjë shkrim apo kumtesë, kur lançohen me pompë të madhe kuvende, të cilët nuk dokumentohet të jenë mbajtur as në Frashër, Përmet, Janinë apo në Gjinokastër. Ndërsa, një kumtesë për aktet themelore të Kuvendit të Prizrenit nuk pranohej të mbahej në veprimtarinë e organizuar nga Akademia Shkencore më 1898, apo ajo për qëndrimin miratues të Abdylit ndaj Kararnamesë edhe pse arriti të mbahej në Frashër, nuk u përfshi në botimin “Kuvendet e Frashërit”.
Nga janari i viti 1879, vendimet e Kuvendit të Prizrenit u mbështetën dhe nga protestat e shqiptarëve të Jugut kundër rekomandimeve të Kongresit të Berlinit lidhur me kufirin turko-grek. Atdhetarët e Stambollit, nga sa dokumentohet deri më tani, do të protestojnë si delegatë të Lidhjes Shqiptare, pranë kryetarit të Konferencës së Berlinit kundër coptimit të trojeve të tyre në favor të Greqisë vetëm pas dy vjetësh.
Procesi i bashkimit efektiv të të gjithë shqiptarëve rreth programit kombëtar të 15 qershorit 1878 ka zgjatur deri në mbarim të muajit tetor të atij viti, në Kuvendin e Parë të Dibrës, Kuvendi i Përbashkimit të plotë të mbarë shqiptarëve nën udhëheqjen e Lidhjes së Prizrenit. Programin e ri të Lidhjes që do të miratonte ky Kuvend i ri, Pashko Vasa ia prezantoi opinionit publik që në fillim të muajit shtator, para se të largohej nga posti i këshilltarit të valiut të Kosovës për në Liban, sapo u gradua pashë.
Krahas detyrës së mbrojtjes së çdo pëllëmbe toke shqiptare në Kuvendin e parë të Dibrës, pikë së pari u shpall kërkesa për krijimn e Vilajetit autonom të Shqipërisë me gjuhë zyrtare shqipen, me milici popullore të veçuar, të administruar nga përfaqësuesit e popullsisë vendase. Pashkoja parashikonte që ajo të qeverisej nga një regjim demokratik për kohën, i cili do t’u garantonte banorëve të drejta të barabarta pa dallim besimi dhe pozite shoqërore.
Sipas shtypit rus, Pashko Vasa, ende këshilltar i valiut të Kosovës, guxonte ta paralajmëronte me shumë kurajo Portën e Lartë, që sulltani duhej ta aprovonte “programin e ri politik, që shprehte kërkesat e shqiptarëve, në qoftë se nuk dëshiron kundërshtimin e armatosur të popullsisë së Shqipërisë”.
(Vijon)