• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pas Zvicrës, Sri Lanka pranë ndalimit të burkës: Bëhet për siguri kombëtare

...

Kontributor
LV
0
 

Pas Zvicrës, Sri Lanka pranë ndalimit të burkës: Bëhet për siguri kombëtare​

https://www.facebook.com/sharer.php...dalimit-te-burkes-behet-per-siguri-kombetare/
https://twitter.com/intent/tweet?te...-behet-per-siguri-kombetare/&via=American+Eye
https://plus.google.com/share?url=h...dalimit-te-burkes-behet-per-siguri-kombetare/
https://pinterest.com/pin/create/bu...dalimit+të+burkës:+Bëhet+për+siguri+kombëtare

Sri Lanka ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt ndalimit të burkës në publik si dhe mbylljes së shumë shkollave të besimit islam, në kuadër të sigurisë kombëtare.

Ministri i Sigurisë Publike deklaroi se ka nënshkruar një urdhër kabineti, që tashmë ka nevojë për miratim nga parlamenti.

“Në ditët tona të hershme, gratë dhe vajzat myslimane kurrë nuk kanë veshur burkën. Është shenjë e ekstremizmit fetar që ka lindur së fundmi. Do ta ndalojmë“, u shpreh ministri.

Zyrtarët presin që ndalimi të hyjë në fuqi së shpejti.

Veshja e burkës në kombin me shumicë budiste u ndalua përkohësisht në 2019, pas bombardimeve të kishave dhe hoteleve nga militantët islamistë që vranë më shumë se 250 persona.

Ky vendim është në vazhdimësi të një urdhri të vitit të kaluar që lejonte djegien e trupave të viktimave nga Covid-19 përkundër dëshirave të myslimanëve, që i varrosin të vdekurit.

Ky ndalim u hoq më herët gjatë këtij viti, pas kritikave nga Shtetet e Bashkuara dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave.
 
Back
Lartë