• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pas sulmit ndaj Ukrainës, shpërthejnë protestat kundër luftës në Rusi, shkon në 1700 numri i të arrestuarve, zyrtarët rusë

...

Kontributor
LV
0
 

Pas sulmit ndaj Ukrainës, shpërthejnë protestat kundër luftës në Rusi, shkon në 1700 numri i të arrestuarve, zyrtarët rusë: Dita e parë e pushtimit, e suksesshme!​

G

lg.php


Më shumë se 1700 njerëz janë arrestuar gjatë protestave kundër luftës në dhjetëra qytete në Rusi, raporton një monitor i pavarur.

Më shumë se 900 u arrestuan në Moskë dhe mbi 400 në Shën Petersburg, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës. Mijëra u mblodhën pranë sheshit Pushkin në qendër të Moskës, ndërsa deri në 1000 njerëz u mblodhën në ish-kryeqytetin perandorak Shën Petersburg, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Autoritetet ruse të enjten paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje penale dhe akuza penale.


Pol
lg.php

Nderkohe një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë thotë se ushtria e vendit ka arritur qëllimet që kishte vendosur për ditën e parë të pushtimit të Ukrainës. “Të gjitha detyrat që iu caktuan grupeve të trupave të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse për atë ditë u kryen me sukses,” tha Igor Konashenkov.

(BalkanWeb)
 
Back
Lartë