• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pas Ronaldos edhe Marcelo jep shenja largimi nga Madridi

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
marcelo-cristiano-ronaldo-real-madrid_3339182-600x338.jpg
Mbrojtësi i majtë brazilian Marcelo i ka habitur të gjithë duke u shfaqur sot në qendrën stërvitore të Real Madrid.

Ai ndërpreu pushimet në gjysmë për t’u rikthyer në Madrid dhe t’i përshëndesë bashkëlojtarët, si dhe trajnerin e ri, Julen Lopetegui.

Marcelo u pa brenda qendrës stërvitore dhe nuk deshi të ndalej të fliste para gazetarëve. Ai u pa duke biseduar me Lopetegui, të cilin e takoi për herë të parë.

Por, prezenca e Marcelos në qendrën stërvitore ka shkaktuar alarm në klub.

Mendohet se ai mund të largohet nga Real Madridi pas Cristiano Ronaldo, dhe kthimi i tij para kohe në klub veçse i ka ndezur spekulimet.

Vetëm 24 orë pasi Cristiano Ronaldo u prezantuar si lojtar i Juventusit, portugezi i kërkoi klubit të ri ta blejë tashmë ish-bashkëlojtarin e tij në Madrid.

Megjithatë, s’do të jetë e lehtë për Juventus, meqë Marcelo është pjesë e Madridit tash e 11 vjet dhe vitin e kaluar nënshkroi kontratë me kohëzgjatje deri më 2022.

The post Pas Ronaldos edhe Marcelo jep shenja largimi nga Madridi appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë