• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pas krimit, shkoi të hante bukë në mensë/ Kush është burri që vrau gruan për xhelozi, çifti kishte dy fëmijë emigrantë në Gjermani

Apache

I never lose. Either I win or I learn.
Nt2 V.I.P
LV
0
 
Vrasja e Valdete Mamajt nga bashkëshorti i saj Petriti mëngjesin e të martës në Fier duket se ka qenë një krim i mirëmenduar nga autori.
Sipas bluve, në banesën e çiftit këtë mëngjes ka ndodhur një sherr dhe 56-vjeçari, ka rrëmbyer thikën e bukës dhe e ka qëlluar në gjoks bashkëshorten, duke e lënë të vdekur në vend. Pasi ka kryer krimin, Petrit Mamaj ka dalë nga banesa dhe ka shkuar në mensën e lagjes për të konsumuar mëngjesin, e ndërkohë aty ka thurur edhe planin se si do e fshehte ngjarjen. Pasi ka ngrënë i qetë, burimet thanë se Petrit Mamaj është kthyer në banesën e tij, ku kishte lënë bashkëshorten të pajetë dhe ka lajmëruar të vëllanë që është polic me pretendimin se e ka gjetur të pajetë Valdeten, të vetëvrarë. Ka qenë kunati i viktimës që ka lajmëruar kolegët dhe më pas është nisur drejt banesës ku kishte ndodhur krimi. Policia e raportoi fillimisht si një rast të dyshuar vetëvrasje, por pas hetimeve, konfirmoi se Valdete Mamaj, 50 vjeç, ishte vrarë. Blutë thanë se nga provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, “rezulton se shtetasi Petrit Mamaj, bashkëshorti i viktimës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasen Valdete Mamaj, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Në bazë të hetimeve të thelluara, i vendosur përballë provave të administruara, shtetasi Petrit Mamaj, ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes”. Sipas deklarimeve të marra nga banorët e lagjes “Sheq i Madh”, Petrit Mamaj njihej si një person që kishte pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshorten e tij. Banorët kanë deklaruar se mund të ketë qenë xhelozia ajo që ka çuar në krimin e rëndë. Pranë familjes pritet që në orët në vijim të mbërrijnë edhe dy fëmijët e çiftit nga Gjermania.

© Panorama.al
 
Budallai modh paska qen ne shqiperi!
 
I qoft dheu i leht zonjes
Ngushellime familjareve dhe ai u percelloft ne burg.
 
E goditi 6 herë me thikë në gjoks dhe iku në kafe/ Bashkëshorti vrau gruan, e fshehu si vetëvrasje​

vlcsnap-2022-02-08-18h53m01s041.png

Në orët e para të mëngjesit një tjetër grua është vrarë nga bashkëshorti i saj për motive xhelozie.

Valdete Manaj, është goditur 6 herë me thikë në zemër nga burri i saj Petrit Manaj. Por si ka ndodhur ngjarja? Burime nga policia për TCH thonë që Petriti pasi ka vrarë nënën e dy fëmijëve ka dal të lagje për të pire kafe në lokalin e lagjes.

Në orën 07:30 kthehet në shtëpi dhe lajmëron vëllain e tij që Valdetja ka vrarë veten me thikë. Forcat policore menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, pasi Petrit është shoqëruar nga uniformat blu ai e ka mohuar krimin, por kanë qenë disa gërvishtje në trupin e tij që kanë nxjerr në pah të vërtetën.

Përveç këtij fakti fjalën e fundit e tha ekspertiza mjeko-ligjore ku ka rezultuar se Valdete Manaj nuk është vetëvrarë,por është masakruar me thikë nga bashkëshorti i saj. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi vetëm disa orë pasi Valdetja përcjellë djalin e saj të vetëm për në Gjermani.

Dy fëmijët e viktimës janë nisur nga gjermani për të përcjellë nënën në banesën e fundit. Ndërkohë që babait, Petrit Manaj i janë vendosur prangat, për ta çuar në burgun ku do të vuaj dënimin për krimin e bërë.

Fqinjët e familjes Manaj thonë se konfliktet mes çiftit nuk janë vënë kurrë re, por familjarët e viktimës thonë se prej 10 vjetësh Valdetja nuk bënte një jetë te qetë.

Top Channel
 
Maniak, xhelozi e semure, cfare meshkujsh ekzemplare!! Nuk kam fjale qe te shpreh per inatin qe ndjej ndaj ketij fenomeni, njerez pa nivel intelekti qe gjejne paqe ne kete menyre.
 
E tmerrshme, ti marësh jetën tjetrës(në ktë rast bashkëshortes)dhe të shkosh i qet dhe të pish kafe,nuk di çfar emri ti vesh ktij lloj specie???
Jan bër kto burrat që vrasin gratë,sikur i kan pronën e vet ???
 
@Hera shife bashkoje me ate temen tjeter ose fshije fare timen se u bene dy tema per te njejtin lajm.
 
E tmerrshme, ti marësh jetën tjetrës(në ktë rast bashkëshortes)dhe të shkosh i qet dhe të pish kafe,nuk di çfar emri ti vesh ktij lloj specie???
Jan bër kto burrat që vrasin gratë,sikur i kan pronën e vet ???
Keta lloj meshkujsh sduhet te jene pjese e shoqerise! Jane shume te vegjel psikopate dhe budallenj.
Po dhe Valdetja Mos te dije me ke ben gjumin? Cudi
 
Po stë shkon mëndja që do përfundonte në ktë lloj krimi shpirti ,ajo kaq vjet e martuar dhe më dy fëmijë se ka kuptuar apo menduar që ky monstër të veproj kshtu ??
Zoti i ruajtë mënd e kokës njerzve,se po ikin për presh nga njerzit që mendon se ësht bakshorti jot në kaq vite ??
 
Vallai se di! Kaq vite martuar dhe se ka kuptuar qe ka nje psikopat per burre?
 
Po se kupton shpirti , varet si ësht sjell gjat ktyre viteve që kan bashkjetuar bashk ,truri kokërr gruri ësht ,të rrëshket aty kur se pret ??
Gjynah ajo që iku
 
Ai nuk eshte se e vrau ne gjaknxehtesi e siper! Sepse zakonisht kur konflikti sjell situaten der ne ate pike sa te fluturojne pellumbat nga kafazi! Dorezohesh vet pse jo dhe pendohesh! Ceshtje momenti…
Ne rastin e mesiperm jo vetem qe nuk eshte bere pishman por dhe ka dale pire kafen e mengjesit dhe ka thene vrau veten.
Me nje fjale ai eshte psikopat dhe budalla ne te njejten kohe.
Se di sa rob vrasin veten me thike unless presin venat
 
Kronika ban gjithmone lajm

Nga ana tjeter me lajmin bahet spektakel

Me spektakelin njerzit kalojne kohen

Me kohen njerzit rrethanat gjykojne

Duke gjyku robi ndihet Zot,

Kur Je Zot

Ty nuk te ndodh gja!

ca lesh bote !
 
Si è gjykon situaten ti?
 
Ai nuk eshte se e vrau ne gjaknxehtesi e siper! Sepse zakonisht kur konflikti sjell situaten der ne ate pike sa te fluturojne pellumbat nga kafazi! Dorezohesh vet pse jo dhe pendohesh! Ceshtje momenti…
Ne rastin e mesiperm jo vetem qe nuk eshte bere pishman por dhe ka dale pire kafen e mengjesit dhe ka thene vrau veten.
Me nje fjale ai eshte psikopat dhe budalla ne te njejten kohe.
Se di sa rob vrasin veten me thike unless presin venat
Prandaj të thash,truri kokërr gruri ësht ?
Po normal psikopat ,se nuk vritet njeriu për 1 llaf goje pa e vërtetuar gjendjen , situatën ,rrethanat ,mjer kujt i bjen në hise ?
 
Back
Lartë