• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pas humbjes turpëruese, Interi ndryshon formacionin ndaj Torinos

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
interi-590x350.jpg
Inter duket se po vjen me ndryshime për duelin e radhës ndaj Torinos në Serie A. Pas disfatës së hidhur në Reggio Emilia në javën e parë të Serie A, Interi do të kërkojë të rivendosë në shina sezonin e ri, që shpreson se do t’i japë të paktën një vend në Champions League.

Ndryshimet e pritshme do të aplikohen që në sfidën e së dielës, në stadiumin “San Siro”, kundër Torinos.

Drejtuesit dhe trajneri po përpiqen të kuptojnë gabimet e sfidës së humbur me Sassuolon, e për të motivuar grupin në një reagim të menjëhershëm. Të paktën dy lojtarë janë të sigurtë se do të luajnë nga minuta e parë, Skriniar në mbrojtje dhe kroati Perisiç në mesfushë.

Në “Mappei Stadium”, mungesa e Skriniarit në prapavijë u ndie shumë. Mbrojtësi nuk kishte munguar në asnjë përballje të kampionatit, sezonin e kaluar, me një statistikë mbresëlënëse: 38 ndeshje në po kaq mundësi.

Trajneri Spalletti kërkoi të mos e rrezikonte për problemet muskulare, por tani me Torinon, sllovaku do të jetë në fushë në krah të De Vrij.

Nga minuta e parë do të zbresë edhe Perisiç. Me hyrjen e ballkanasit në formacion dhe zmbrapsjen e Asamoah në rolin e anësorit, Interi kishte ndryshuar diçka në javën e parë.

Interi do të mbështetet dhe te blerja e re, kroati tjetër Vrsaljko. Dyshimi më i madh për të dielën në mbrëmje është prania e Nainggolanit, që mungon prej turneve të verës, për shkak të një tërheqjeje në muskuj.

The post Pas humbjes turpëruese, Interi ndryshon formacionin ndaj Torinos appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë