• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pas falimentit, Bari blihet nga Presidenti i Napolit me një shumë modeste

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
bari-ekip.jpg
Pak ditë më parë, ekipi i Barit nuk ia doli të regjistrohej për sezonin e ri në Serinë B italiane, për shkak të problemeve financiare. Ish-ekipi i Migjen Bashës deklaroi falimentin, dhe i duhej që ta niste nga Seria D, ringritjen.

Dhe tashmë, ringritja do të vijë me Aurelio De Laurentis, pikërisht presidentin aktual të Napolit. Kryebashkiaku i Barit, mes shumë ofertave, zgjodhi atë të De Laurentis, ku siç thotë vetë, e zgjodhi për transparencën financiare dhe modelin e suksseshëm tek Napoli. Në garë ishin edhe emra të njohur italianë, si presidenti i Xhenoas, Enriko Preciosi, Klaudio Lotito i Lacios, apo edhe Urbano Kairo i Torinos.

Blerja e Barit erdhi për shumën e 250 mijë eurove, ndërkohë që tashmë De Laurentis do të duhet të investojë miliona euro, për t’u ringritur deri në majat e futbollit italian.

The post Pas falimentit, Bari blihet nga Presidenti i Napolit me një shumë modeste appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë