• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Parashikimi i yjeve për javën e tretë të marsit, cilat janë shenjat më me fat

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dielli me Plutonin bëjnë një lidhje të fuqishme në fundjavë, ndaj do dëgjojmë vendime të rëndësishme politike që do marrë kthesë të madhe historia. Shenjat Luan, Dem, Ujor dhe Akrep të lindur në 10-ditëshin e dytë do kenë probleme në dashuri, gjë që reflektohet edhe në shenjat e tjera me vlerësimin e kursyer të astrologes.

Dashi – 2 yje

Hëna e plotë në datën 18 në Virgjëreshë do i krijojë vështirësi në punë e shëndet. Nuk duhet të pranojnë një situatë lidhur me punën se mund të jetë zhgënjyese, ndaj kujdes.

Demi – 1 yll

Demi i 10-ditëshit të dytë do ketë ndarje, situata të paqarta dhe zhgënjim në ekonomi. Nëse kanë ide pune dhe një fillim të mirë, do kenë një nga javët më të mira.

Binjakët – 2 yje

Ka një zhgënjim në karrierë. Një propozim martese ose takim me eprorët do i zhgënjejë pasi nuk do t’u japë ç’meritojnë apo presin.

Gaforrja – 3 yje

Janë në një moment deçiziv, pozitiv, do marrin lajme të mira. Një plan i tyre do shkojë fuqishëm.

Luani – 2 yje

Ka kontradikta, ofensivë, antagonizëm. Të lindurit e 10-ditëshit të dytë që kanë probleme në çift do të kenë ndarje, ndërsa rrezikohet ekonomia.

Virgjëresha – 3 yje

Në datën 18 kemi Hënën e plotë në këtë shenjë. Dielli afër Neptunit në shenjën e Peshqve u jep romantizëm, por kujdes me bashkëpunimin, sepse mund të zhgënjeheni.

Peshorja – 1 yll

Peshoret që kanë post mund të kenë një përmbysje të madhe, ndaj duhet të tregojnë vëmendje. Nga ana ekonomike, priten zhvillime të mira.

Akrepi – 3 yje

Një plan dhe projekt do shkojë shumë mirë në ekonomi. Akrepët e lidhur në 10-ditëshin e dytë do përballen me pamundësi në dashuri, me takime jo të mira.

Shigjetari – 2 yje

Zhgënjim në ekonomi, duhet të kenë shumë kujdes edhe në çështjet familjare. Një udhëtim nuk do të shkojë aty ku duhet.

Bricjapi – 1 yll

Lidhja Diell – Pluton në shenjën e Bricjapit është shumë e fuqishme, tregon se ata me prakticitetin e tyre mund t’i çojnë gjërat drejt zgjidhjeve ekstreme që mund të mos ketë kthim pas.

Ujori – 4 yje

Urani në Dem do lidhet me Mërkurin në Peshk dhe do t’u japë ide gjeniale që do përparojnë shumë mirë. Të kenë kudjes Ujorët e 10-ditëshit të dytë, sepse nuk do kenë fat në dashuri.

Peshqit – 4 yje

Janë në një moment romantik. Do bëjnë gjëra të këndshme. Kujdes zhgënjimin dhe besimin, por një udhëtim apo çështje dokumentacioni do ketë sukses.
 
Back
Lartë