• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Parashikimi i horoskopit, datë 24 nëntor 2019

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi

Gjatë kësaj dite lodhja do të jetë mjaft e pranishme duke shkaktuar humor të keq dhe nervozizëm. Mundohuni që këtë gjendje shpirtërore të mos e reflektoni në raportin në çift, pasi mund të ketë pasoja.

Demi

E diela do të jetë mjaft pozitive, pasi kjo është një periudhë shumë e rëndësishme për ju dhe do të zgjasë mjaftueshëm. Nëse jeni vetëm, mundohuni që të mos mbylleni në shtëpi, por dilni pasi yjet favorizojnë takimet e reja.

Binjakët

Duhet të mundoheni që të jeni më të besueshëm dhe optimist. Shumë shpejtë do të keni mundësi të mira, të cilat duhen kapur fluturimthi. Shumë gjëra do të varen nga mosha dhe gjendja juaj, por ju bëni mirë që të tentoni.

Gaforrja

Gjatë këtyre ditëve jeni duke bërë disa analiza sa i takon ndjenjave qofshin ato miqësore, dashurore apo edhe sa i takon raporteve në familje.

Luani

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar gjatë kësaj të diele, qoftë për ata që janë çift, edhe për ata të cilët do të kenë mundësi që të bëjnë takime të reja.

Virgjëresha

Mundohuni që të jeni më optimist, sidomos sa i takon dashurisë dhe ndjenjave përgjithësisht. Mjaft të favorizuara janë miqësitë dhe raportet ndërpersonale. Sa i takon punës, mund të ketë ndryshime.

Peshorja

Ka disa probleme në planin financiar, të cilat do të kushtëzojnë jetën tuaj, sidomos nëse jeni çift. Bëni kujdes, pasi kjo gjë mund të shkaktojë debate dhe keqkuptime.

Akrepi

Kjo është një periudhë e bukur, gjatë së cilës mund të ketë surpriza, por bëni kujdes që të mos shkatërrojnë diçka. Ndoshta ju duhet ndihma e një konsulenti ose profesionisti, për të riparuar një dëm të mundshëm.

Shigjetari

E diela do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj mund të jetoni emocione të bukura. Ky është një moment shumë i mirë edhe për të bërë paqe dhe për të zgjidhur ndonjë problem.

Bricjapi

Mundohuni që të lini mënjanë zënkat dhe debatet, pasi duke ruajtur qetësinë, do të shmangni shumë tensione të kota. Kohëve të fundit, ditët kanë qenë të disi të rënda.

Ujori

Keni nevojë për pak më shumë kohë për të menduar për vete dhe për të pasur më shumë hapësirë. E diela do të jetë mjaft e veçantë sa i takon ndjenjave, pasi do të përjetoni emocione të bukura.

Peshqit

Kjo periudhë është mjaft pozitive dhe do të vijojë në këto ritme deri në vitin që vjen. Të reja premtuese parashikohen në raport me të tjerët, do të keni udhëtime dhe mundësi pune.
 
Back
Lartë