• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pamjet alarmuese tregojnë qentë-robot autonomë që pajisen me automatikë në kurriz

...

Kontributor
LV
0
 

Pamjet alarmuese tregojnë qentë-robot autonomë që pajisen me automatikë në kurriz​


qen.png



Në vend që të kapin shkopin, të luajnë apo të rrokullisen në bar, pronarët e qenve robotë të teknologjisë së lartë duket se i përdorin krijesat e tyre për të vrarë njerëz.

Sot në rrjet u përhapën pamje e një qeni robot me një automatik të instaluar në kurriz që qëllonte ndaj objektivave duke u kthyer rrjedhimisht në një komponent të industrisë së luftës.
Duke shtënë pa diskriminim me armën e tij, roboti sillet rrotull pa u komanduar nga asnjë njeri, në pamjet tmerruese për këdo.

Mjeti duket si një nga qentë e kompanisë amerikane Boston Dynamics, që deri tani ishte parë në internet duke kërcyer e duke shëtitur.

Por rrjeti Metro.co.uk thotë se qeni është një njësi e kompanisë kineze Unitree ‘Yusu’ që ka në kurriz një automatik PP-19 Vityaz.

Rrjeti amerikan Vice tha se video ishte postuar fillimisht në llogarinë e YouTube të Alexander Atamanov, kreu i një kompanie teknologjike ruse.

Por idea e instalimit të armëve në qentë robotë nuk është diçka e re, teksa është bërë më parë nga kompania amerikane SWORD që kishte tentuar diçka të tillë vitin e kaluar.

Ata vendosën një automatik mbi kurrizin e qenit robot Quadrupedal Unmanned Ground Vehicle (Q-UGV) të prodhuar nga grupi Ghost Robotics i Philadelphia.

Grui amerikan thotë se qeni mund të kontrollohet me një program të instaluar në një tabletë dhe disa versione fillestare po përdoren nga ushtria e SHBA.

Nuk duhet ende nëse do të ketë pasoja pozitive për komunitetet aplikimi i këtij objekti të armatosur, që rrjedhimisht do të jetë i pavarur të përdore “inteligjencën” e tij për të zgjedhur objektivët.




er-3-3.jpg



Pronarët e qenve robotë të teknologjisë së lartë duket se i përdorin krijesat e tyre për të vrarë njerëz.







Top Channel
 
Back
Lartë