• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pamje dramatike, përplasen dy avionë ushtarakë në SHBA, dyshohet për 6 viktima

...

Kontributor
LV
0
 

Pamje dramatike, përplasen dy avionë ushtarakë në SHBA, dyshohet për 6 viktima​



fofofofof.png



Dy avionë ushtarakë u përplasën dhe më pas shpërthyen në flakë të shtunën gjatë një shfaqjeje ajrore në Dallas, duke shokuar të gjithë të pranishmit.

Ende nuk është e qartë se sa njerëz ishin në bordin e avionëve, por mendohet se të paktën gjashtë persona, të gjithë anëtarë të ekuipazhit, kanë humbur jetën pas përplasjes.
“Ishte tronditëse, mbeta i shokuar për disa çaste”, tha Antony Montoya, që po ndiqte shfaqjen ajrore me një mik.

“Të gjithë përreth po qanin pas përplasjes, ishte shokuese.”

Shfaqja po zhvillohej në nder të Ditës së Veteranëve dhe të ftuarit do të shihnin më shumë se 40 avionë të epokës së Luftës së Dytë Botërore.

Autoritetet thanë se kanë nisur menjëherë hetimet, por nuk kanë ende një arsye se përse mund të ketë ndodhur ngjarja.

Raportet paraprake për shkakun mund të dalin në ditët e ardhshme, por gjetjet përfundimtare mund të mos dalin për më shumë se një vit.






Top Channel
 
Back
Lartë