• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pajisja për testimin e HIV-it në shtëpi

Juno

Kontributor
LV
0
 



Shëndeti seksual është një nga temat më të diskutuara në kohën e fundit. Në veçanti një theks i veçantë i vendoset parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm. Një ndër shqetësimet më të mëdha është virusi HIV dhe SIDA.

Profesionistët mjekësorë thonë që diagnostikimi i hershëm është çelësi kryesor menaxhues në kontrollimin e HIV-it. Në kohën e sotme ata këshillojnë që çdo person i cili është seksualisht aktiv t’i nënshtrohet testimit për virusin e HIV-it. Kjo metodë shoshitëse do të mundësojë menaxhimin më të mirë si dhe reduktimin e shpërndarjes së virusit.

Një zbulim i madh në këtë fushë është pajisja për testimin e HIV-it në shtëpi. Kjo pajisje ka dalë në shitje në Britani nga kompania Biosure në mënyrë elektronike. Është pajisja e parë e miratuar nga ligji që ua mundëson njerëzëve të marrin rezultatet e HIV-it në vetëm 15 minuta në shtëpi. Kjo pajisje premton një saktësi me 99.7% pas tre muajsh nga ekspozimi ndaj virusit të HIV-it.

Pajisja funksionon duke zbuluar antitrupat anti-HIV, proteinat që luftojnë kundër virusit të HIV-it. Për testim nevojitet një pikë gjaku nga maja e gishtit, dhe në rast të një rezultati pozitiv dalin dy vija të purpurta në pajisje.






Imazhi i adaptuar nga: http://i4.mirror.co.uk/incoming/article5588131.ece/ALTERNATES/s615/BioSURE.jpg

Ekspertët rekomandojnë që në rast të një rezultati pozitiv të kërkohet ndihma profesionale mjekësore në mënyrë që të vërtetohet diagnoza. Profesionistët garantojnë që njerëzit që do të rezultojnë pozitiv nuk do të ngelin pa mbështetje, atyre do t’iu ofrohet një mbështetje sa më e mirë mjekësore.

Llogaritet që pothuajse gjysma e njerëzëve që jetojnë me HIV e zbulojnë këtë gjë shumë vonë, diku deri katër vite pasi kanë jetuar të infektuar. Duke iu nënshtruar testit sa më herët që është e mundur mjekët thonë që prognoza është shumë më e mirë dhe parandalimi i komplikimeve është më shumë i mundshëm.

Ky zbulim është një hap i madh në shëndetin publik. Menaxherët e shëndetit seksual shpresojnë që ky testim të mundësojë kontrollin më të mirë të shpërndarjes së HIV-it. Shumë profesionistë mjekësorë e kanë mirëpritur këtë pajisje dhe ato shpresojnë që ky zbulimi t’i inkurajojë njerëzit që të testohen
 
Back
Lartë