• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Otello” në Butrint, trupa e teatrit bullgar ngjitet në skenën e verore

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Tragjedia “Otello” e Shekspirit u vu në skenë në teatrin antik, si një ndër interpretimet kulmore të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti Summer Festival”.

Në skenë u ngjit trupa e teatrit të Ushtrisë së Bullgarisë duke sjellë një risi në konceptin e komunikimit me publikun.

Georgi Kerkellanov në rolin e Jagos tha se tragjedia ishte shkruar për t’u luajtur ne një mjedis si Butrinti.

“Kjo skenë është shumë e ngrohtë. Vështirësia më e madhe ishte zhvendosja e shfaqjes nga një skenë e mbyllur në një mjedis të hapur si ky por akustika e saj ka avantazhe dhe sfida e përshtatjes siç e patë u kapërcye”, tha Kerkellanov.

Profesor Përparim Kabo një prej dashamirësve të përvitshëm të këtij teatri, e çmoi interpretimin si ndër më të mirët ndër vite por tërhoqi vëmendjen për mungesën në teatër të artistëve e studentëve të artit.

Edicioni i 17- të i “Butrinti Summer Festival” mbyllet sot në mbrëmje me interpretimin e teatrit të Selanikut që do të vendosë në skenën antike shfaqjen “Toka u ngjye me të kuqe”.

j.l./ dita
 
Back
Lartë