• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Open Door” garon për çmimin e madh në Festivalin e Filmit të Sarajevës

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Filmi “Open Door” (Derë e hapur), me regji të Florenc Papas, është një prej fimave pretendëntë për të fituar çmimet e mëdha në edicionin e 25-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Në “Open door” të Papas interpretojnë aktorët Luli Bitri, Jonida Vokshi, Gulielm Radoja, Sotiraq Bratko e kështu më rradhë.

Filmi sjell në ekranin e madh historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, një vajzë e re shqiptare, që jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas deportimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina.

Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre patriarkal. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje. Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës.

Tema që trajtohet është përplasja mes tradicionales dhe modernes midis brezave e cila është e pranishme dhe sot.

“Derë e Hapur” fokusohet në këtë tematikë, padashur të shprehë se shoqëria jonë është tradicionale dhe hera- herës patriarkale, por duke theksuar se këto fenomene vazhdojnë të jenë të pranishme në shoqërinë shqiptare.

Mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, me producent Eno Milkanin, “Derë e hapur” është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Edicioni i këtij viti i “Sarajevo Film Festival” do të zhvillohet nga data 16 deri më 23 gusht. /Atsh

e.ll./dita
 
Back
Lartë