• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Nuk kishte ndodhur më parë, Egjipti mbulohet nga dëbora

...

Kontributor
LV
0
 

Nuk kishte ndodhur më parë, Egjipti mbulohet nga dëbora​

Teksa ky fenomen gëzon banorët, ka shqetësuar autoritetet lokale, të cilët vendosën të pezullojnë shkollat dhe të mbyllin portet detare të dielën dhe të hënën, për të shmangur çdo incident.​




Nuk kishte ndodhur më parë, Egjipti mbulohet nga dëbora

Nuk kishte ndodhur më parë, Egjipti mbulohet nga dëbora

EGJIPT – Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Egjipt ku bora është shfaqur në veri të vendit dhe në veçanti në qytetin e Aleksandrisë.

Sipas Kawa news, masat vigjilente janë marrë nga guvernatori, për të kuptuar më mirë këtë fenomen meteorologjik të panjohur në vend. Aleksandria, në kufi me bregdetin mesdhetar të Egjiptit , ka përjetuar reshjet e para të borës të këtij vitit, madje edhe së dekadës së fundit, sipas banorëve. Egjiptianët kanë postuar foto dhe video të shumta të rrugëve të qytetit nën një shtresë të hollë bore, duke ndarë entuziazmin e tyre për këtë mot “të stilit evropian” .

Teksa ky fenomen gëzon banorët, ka shqetësuar autoritetet lokale, të cilët vendosën të pezullojnë shkollat dhe të mbyllin portet detare të dielën dhe të hënën, për të shmangur çdo incident. Gjenerali Mohamed Al Sharif, guvernatori i Aleksandrisë, njoftoi rritjen e shkallës së emergjencës në qytet, për t’u përgatitur për valën e ftohtë që goditi rajonin.

Sipas Autoritetit Meteorologjik Egjiptian (EMA) , shumica e pjesëve të Egjiptit do të përjetojnë mot shumë të ftohtë këtë javë.

(m.k/dosja.al)
 
Back
Lartë