• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Nuk fshihet Qemali me një vendim

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Historiani Paskal Milo e konsideron të gabuar vendimin për heqjen e emrit të stadiumit Qemal Stafa. Ai thotë se ky akt zyrtar është vazhdim i qëndrimit kundër luftës antifashiste Nacionalçlirimtare, kundër dëshmorëve dhe heronjve të saj.

Emri i Qemalit është simbol i një lufte të madhe antifashiste dhe gjithë bota e nderon antifashizmin. Sa të ketë veteranë e pasardhës veteranësh, sa të ketë familje dëshmorësh dhe heronjsh të luftës, emri i Qemalit nuk ka për t’u harruar asnjëherë – thotë Milo në një intervistë me gazetarin Xhevdet Shehu botuar sot në Dita.

– Profesor, vendimi për ndryshimin e emrit të stadiumit të ri kombëtar të futbollit, ka ngjallur diskutime, por edhe indinjatë në opinionin e gjerë. A ju duket normal vendimi për heqjen e emrit të Qemal Stafës?

– Aspak. Por duhet të keni një gjë të qartë: ky vendim është normal brenda normalitetit të përgjithshëm. Në një kohë që është hedhur aq shumë baltë mbi Luftën tonë Antifashiste Nacionalçlirimtare, në një kohë që u janë ngritur përmendore dhe janë rehabilituar kriminelë të luftës dhe kolaboracionistë, sikurse ndodhi vitin e kaluar me Mit’hat Frashërin, heqja e emrit të një heroi, qoftë dhe e Qemal Stafës, është diçka e lehtë për t’u bërë. Ose është menduar kështu, pra e lehtë, nga ata që kanë marrë vendimin. Por unë mendoj se emri i Qemalit nuk mund të hiqet me vendime formale. Mendoj se ky vendim është një vazhdimësi logjike dhe këmbëngulëse për të mos hequr dorë nga baltosja e luftës. Këtu qëndron thelbi i këtij akti që unë e konsideroj mjaft të dëmshëm.

– Sapo më thatë se emri i Qemalit nuk mund të hiqet me vendime, kur ne tashmë e kemi një vendim zyrtar?

– Po, është e vërtetë që ka një vendim zyrtar. Por ata që morën vendimin duhet ta dinin një gjë të thjeshtë dhe të mirënjohur nga të gjithë: Emri i Qemal Stafës është ngulitur aq thellë në kujtesë saqë nuk mund ta fshijë asnjë vendim. Emri i Qemalit është simbol i një lufte të madhe antifashiste dhe gjithë bota e nderon antifashizmin. Sa të ketë veteranë e pasardhës veteranësh, sa të ketë familje dëshmorësh dhe heronjsh të luftës, emri i Qemalit nuk ka për t’u harruar asnjëherë. Të mos harrojmë se për mbi 70 vjet me radhë në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” janë luajtur mijëra e mijëra ndeshje që kanë hyrë në historinë e sportit shqiptar.

– Pra ju mendoni se me rastin e zhvillimit të një ndeshje pas një apo disa vjetësh në stadiumin e ri, sportdashësit do të thonë: “Kemi ndeshje sot te Qemal Stafa”?

– Po, ka shumë mundësi të ndodhë kështu dhe është e natyrshme. Nderohet një emër i pavdekshëm, një luftë dhe një histori që nuk mund të harrohet, sado vendime mund të merren. Fjala vjen, me vendim qeverie iu ndryshuar emri i sheshit të kryqëzimi i 21 dhjetorit, që e mori këtë emër për ditëlindjen e Stalinit. Po kështu me vendim iu ndryshuar emri edhe Zogut të Zi. Me vendim qeverie iu ndryshua emri gjysmës së Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u quajt “Zogu i Parë”. Mirëpo megjithëse kanë kaluar afro tridhjetë vjet, qytetarët vazhdojnë të thonë: “Takohemi te 21 Dhjetori”, “Jemi te Zogu i Zi” apo “Po shëtisim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. E pra, nuk është e lehtë që të ndryshohen disa emra që janë ngulitur në kujtesën e popullit. Emri i Qemal Stafës është padyshim një nga këta emra që nuk çrrënjosen lehtë nga kujtesa jonë.

*

Bisedoi Xhevdet Shehu. Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
 
Back
Lartë