• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Nuk është shqiptari! Kush është autori i dyshuar që masakroi familjen me 4 anëtarë në Greqi, preu dritat para krimit

...

Kontributor
LV
0
 

Nuk është shqiptari! Kush është autori i dyshuar që masakroi familjen me 4 anëtarë në Greqi, preu dritat para krimit​



a3-1.jpg



Ish bashkëshorti i 37-vjeçares që u gjet e vdekur në shtëpi së bashku me burrin dhe dy fëmijët rezulton se nuk ka lidhje me krimin makabër në Greqi.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se dyshimet tashmë bien mbi pronarin e banesës. Ai kishte debatuar me ciftin dhe i kishte kërkuar të largoheshin nga banesa. Autoritetet greke dyshojnë tek ai sepse e njihte mirë banesën.

Para se të ekzekutonte viktimat, autori kishte prerë energjinë elektrike.

Armando dhe Maria Kloci dhe fëmijët e tyre të moshës 1 dhe 2 vjeç u vranë mbrëmjen e kaluar në Greqi. Të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë i familjes, djali rreth 11 vjeç. Ai është i vetmi i mbijetuar, i cili gjeti vëllain e vdekur dhe doli në rrugë për të kërkuar ndihmë.

Fillimisht dyshohet janë ekzekutuar me pistoletë dy prindërit dhe më pas janë masakruar me thikë ose sëpatë. Një prej fëmijëve është i mbytur, tjetri është vrarë me thikë. Autori ka tentuar të fshehë trupat që janë gjetur brenda banesës.

Viktimat ishin mbështjellë me batanije dhe ishin lënë midis derës së sallonit e garazhit pasi pritej që t’i largonte, por mbetet e paqartë përse plani i autorit është lënë në mes. Më parë dyshohej se autori i krimit ishte ish bashkëshorti i 37-vjeçares duke qenë se djali që erdhi në jetë nga martesa e tyre nuk u vra.


Top Channel
 
Back
Lartë