• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Nuk do ta besoni sa kushton imitimi kinez i Lamborghinit “Urus”

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
lamboo-600x347.jpg
Prodhuesit kinezë, po vazhdojnë të kopjojnë të gjitha makinat që u pëlqejnë. Ditë më parë kemi parë prezantimin e Huansu C60, që është imitimi identik i Lamborghini Urus. Megjithëse kopjet kineze nuk janë shumë të dëshirueshme, ky ekzemplar nuk duket aq keq dhe ata që nuk kanë kushte të blejnë një Urus origjinal, do ta konsideronin si zëvendësim. Pjesa e përparme dhe anësore ka ngjashmëri të madhe, por pjesa e pasme ka dizajn ndryshe.

Për dallim prej Lamborghinit me 4.0-litra V8 që prodhon 600 kuajfuqi, C60 ofron atë me 2.0-litra, ndërsa nuk tregohet për fuqitë që arrin. Nuk mungon as alternativa më e lirë, me 1.5-litra. Huansu ka deklaruar do të ketë “shpejtësi magjike”, por njohësit e automobilizmit nuk po pajtohen me këtë pretendim. Në të njëjtë kohë, besohet se kjo makinë nuk do të shihet në qendrat e mëdha kineze si Pekin apo Hong Kong, por do të shitet më shumë nëpër pjesët periferike.

Banorët e qyteteve të zhvilluara, i kanë kushte ekonomike dhe zakonisht kërkojnë makina origjinale, por jo edhe ata që banojnë ën zona të pazhvilluara sa duhet. Kur vije fjala të çmimi, Huansu C60 kushton prej 15,500 dollarë deri në 23 mijë dollarë, teksa Lamborghini Urus në Kinë ka çmim fillestar prej 488 mijë dollarëve.
 
Back
Lartë