• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Një stuhi gjeomagnetike nxjerr jashtë funksionit 40 satelitë ”Starlink”

...

Kontributor
LV
0
 

Një stuhi gjeomagnetike nxjerr jashtë funksionit 40 satelitë ”Starlink”​


Starlink Satellites To Move Out Of The Way And Make Room For Nasa Spacecraft 158016 1 630x420

lg.php

Të paktën 40 nga 49 satelitët ”Starlink”, të lëshuar nga SpaceX të enjten e kaluar u dëmtuan nga një stuhi gjeomagnetike dhe po rihyjnë ose do të rihyjnë së shpejti në atmosferë pa ndonjë rrezik përplasjeje, njoftoi kompania e Elon Musk në një deklaratë.​


Të 49 satelitët u lëshuan 3 shkurtin e kaluar nga Qendra Hapësinore ”Kennedy” në Florida, falë një rakete ”Falcon-9” që i kishte lëshuar në një lartësi prej 210 kilometrash, një orbitë më e ulët se ajo e fundit pikërisht për të garantuar mundësinë e kthimit në rast problemesh pas nisjes.

“Fatkeqësisht satelitët e vendosur të enjten u goditën rëndë nga një stuhi gjeomagnetike”, shpjegon SpaceX.

Ky fenomen, i shkaktuar nga ndërveprimi i erës diellore me fushën magnetike të Tokës, bëri që atmosfera të ngrohej dhe dendësia e saj të rritej në lartësinë ku ndodheshin satelitët e sapolëshuar.
lg.php

Për të minimizuar fërkimin, ”Starlinks” janë vendosur në një modalitet të sigurt për të fluturuar dhe për t’i mbrojtur ata nga stuhia.
Deri në 40 prej tyre, megjithatë, nuk ishin më në gjendje të rifillonin manovrat e nevojshme për të lëvizur drejt orbitës përfundimtare.

SpaceX garanton se nuk ka rrezik të përplasjes me satelitët e tjerë.
Përveç kësaj, ”Starlinks” janë krijuar për t’u shpërbërë pas rihyrjes në atmosferë, që do të thotë se nuk krijohen mbeturina në orbitë dhe asnjë pjesë e satelitëve nuk bie në Tokë.

"Balkanweb"
 
Back
Lartë