• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Një strategji e thjeshtë që të gjithë marketerët duhet të përdorin

AnGeL_DrEamS

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Me miliarda dollarë shpenzohen për marketingun olnine çdo vit.


Njerëzit punojnë shumë fort për të siguruar një audiencë të re. Por, ata dështojnë të ushqejnë dhe të konvertojnë audiencën aktuale.


Në gjashtë muajt e kaluar, Joe Polish, themeluesi i Genius Network, filloi të dërgonte email-e me përmbajtje të mirë tre herë në javë. Ato ishin të fokusuar në shtimin e vlerës dhe edukimin e audiencës. Në fund të email-eve, ai listonte disa opsione me të cilat mund t’i ndihmonte.


Shumë marketerë nuk e përdorin në mënyrë efektive listën e email-eve.


Kryesisht, këto lista përdoren për të dërguar artikuj si newsletter. Por, vetëm një numër i vogël njerëzish angazhohen duke e klikuar vërtetë linkun bashkëgjitur apo artikujt e listuar.


Rreth 20-25% e listës hap email-et që ju dërgoni. Vetëm 4-7% e klikojnë linkun në brendësi.


Ky rezultat tregon se shumë email-e e humbasin vlerën e tyre.


Njerëzit që nuk e klikojnë linkun e hapin email-in, e shohin linkun dhe më pas mbyllin email-in.


0 vlerë.


0 lidhje.


0 risi.


Një marrëdhënie që nuk mund të vazhdojë më tej.


Por, strategjia e re e Joe Polish, bëri që të siguronte mbi 400 njerëz në eventin e tij të fundit Genius Network Annual.


Nëse keni një audiencë të caktuar, shprehini asaj dashurinë dhe mirënjohjen. Sigurisht, synoni dhe audiencë të re. Por, ju tashmë e keni dikë që ju pret krahë-hapur. Përdorini ata duke treguar më të mirën tuaj. Shërbejuni. Bëjeni çdo gjë më të lehtë për ta. \ Buisness mag. al
 
Prit shqiperia eshte ne fillimet e marketingut online
 
Back
Lartë