• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Një planet i huaj në Tokë…

Juno

Kontributor
LV
0
 
38592
Fotografi i peizazhit Andrew Studer na e tregon planetin tonë në një dritë të re sikur të ishim në një botë tjetër. Ai ka gjetur një mënyrë për të na dërguar në hapësirë pa pasur nevojë për një raketë, e ka gjetur planetin jashtëtokësor brenda Tokës.
Në serinë e tij të fundit të fotografive, Space to Roam ( Shëtitje në Hapësirë), Studer tregon bukurinë e botës tjetër të Amerikës Jugperëndimore me ndihmën e një veshjeje eksploruesi si të ‘astronautëve’.

Ai është pyetur për projetin e tij të ri dhe mahnitës.

Space to Roam është një projekt fotografik dhe videosh i frymëzuar nga të gjitha peizazhet dramatike dhe dinamike të Jugperëndimit Amerikan.
‘Pas disa vizitave në shkretëtirë, fillova të kem një vlerësim të jashtëzakonshëm për të gjitha vendet unike që më bënë të ndjehesha sikur po vizitoja një planet të huaj.
Gjithmonë kam qenë i magjepsur me konceptin e krijimit të pamjeve ashtu sikurse janë ndër planetë të tjerë.
Më pëlqen të mendoj se në të ardhmen, njerëz si unë do të jenë në planetë të tjerë duke krijuar imazhe të botëve plotësisht të reja ndërsa vetë unë këtë gjë po e bëj nga Toka’, ka thënë Studer.

Më poshtë keni videon :)

 
Back
Lartë