• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Një person me thikë tenton t’i prishë pushimet sulmuesit të Lazios

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Një episod i papritur i ka prishur qetësinë sulmuesit të Lazios, Ciro Immobile, i cili po kalonte pushimet në plazh së bashku me bashkëshorten, fëmijët dhe miqtë e tij në Francavilla al Mare të Chietit.

Rreth orës 14 të së shtunës, një person, pas një grindjeje në plazh me miqtë e futbollistit të Lazios, u përpoq t’i afrohej Immobiles me një thikë në dorë.

Më e keqja është evituar falë ndërhyrjes së disa të pranishmëve, që duke i paraprirë asaj që mund të ndodhte, e kanë ndaluar shpejt agresorin, i cili më pas u largua nga vendngjarja.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shumë shpejt edhe forcat e rendit, që kanë rindërtuar skenën.

Megjithatë, pak pas orës 16 gjithçka i është kthyer normalitetit dhe Immobile ka vijuar pushimet e tij buzë plazhit.

The post Një person me thikë tenton t’i prishë pushimet sulmuesit të Lazios appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë