• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Një milion euro të falsifikuara në valixhe”, arrestohet bashkëpunëtori i kamerunasit që u kap në Rinas

...

Kontributor
LV
0
 

“Një milion euro të falsifikuara në valixhe”, arrestohet bashkëpunëtori i kamerunasit që u kap në Rinas​



Video/ “Një milion euro të falsifikuara në valixhe”,


Një tjetër person nga Kameruni u arrestua këtë të enjte nga policia si bashkëpunëtor i shtetasit Jose Ngankam, i cili një javë më parë u kap në Rinas me një milion euro të falsifikuara.

Në prangat e policisë ra shtetasi Zindine Foungue Nkeh, 44-vjeç, i lindur në Kamerun dhe banues në Paris, gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për shkak të hetimit.


Theksojmë se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e republikës së shqipërisë rreth 1 milion Euro, kartmonedha të cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam.


Në një njoftim për mediat, policia tha se falë operacionit të koduar “Lastra”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kamerunas Josoue Ngakam, 53 vjeç, me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në bagazhet e këtij shtetasi janë gjetur sasi të konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni “Falsifikimi Monedhave”.


Gazeta shqip
 
Back
Lartë