• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Një meteorit i zbuluar në Sahara, pretendohet se është i formuar para se të formohej Toka?

...

Kontributor
LV
0
 

Një meteorit i zbuluar në Sahara, pretendohet se është i formuar para se të formohej Toka?​



Një meteorit i zbuluar në Sahara, pretendohet se është i formuar para se të formohej Toka?

Shkencëtarët zbuluan meteoritin më të vjetër me origjinë vullkanike në pjesën algjeriane të Saharasë në maj të vitit të kaluar. Ai e ka origjinën nga një protoplanet që u formua në miliona vitet e para të sistemit diellor ose para se të formohej Toka.

“Një meteorit i quajtur Erg Chech 002 ra në zonën e Algjerisë Jugore rreth njëqind vjet më parë”, tha gjeokimisti Jean-Alix Barrat i Universitetit të Brest. Ai kohët e fundit publikoi rezultatet e studimit në punimet e Akademisë Amerikane të Shkencave, transmeton Telegrafi.
Zyrtarisht janë 43 pjesë, disa me madhësinë e një grushti.

Shkencëtarët francezë dhe japonezë kanë përcaktuar nga një analizë e thellë e përbërjes dhe moshës së meteoritit që Erg Chech 002 është rreth 4.6 miliardë vjet i vjetër dhe është shembulli më i vjetër i njohur i magmës nga hapësira.

Analizat treguan gjithashtu se meteori ishte ndoshta pjesë e kores së një objekti të njohur si një protoplanet, një trup i madh shkëmbor që supozohej të bëhej një planet.
Meteori dikur ishte një lavë, por ai u ftoh dhe u shndërrua në një objekt të fortë për një periudhë prej 100,000 vjet.

Barratt i tha AFP se zyrtarisht ka 43 copë meteorit, disa prej të cilave janë aq të mëdha sa një grusht.
Ai shtoi se menjëherë e kuptoi se kjo ishte shumë e pazakontë pikërisht për shkak të origjinës së tyre vullkanike. Gjegjësisht, shumica e meteoritëve shkëmborë të zbuluar në Tokë përbëhen nga një lloj tjetër shkëmbi vullkanik i njohur si bazalt.

Ata vijnë nga burimet me kore bazalti që janë plot me hekur dhe magnez, dhe përbërja kimike e pjesëve që gjenden në Sahara është e pasur me dioksid silici.

Kolegët dhe bashkëautorët e studimit të Barratt, Marc Chaussidon nga Instituti i Fizikës në Paris dhe Johan Villeneuve nga Universiteti i Loreinës, zbuluan se sipas llogaritjeve të tyre, meteori u formua në miliona vitet e para të sistemit diellor.

Shkencëtarët thonë se është një ekzemplar me të vërtetë i rrallë sepse protoplaneta origjinale u përpi nga planetët e tjerë gjatë formimit të sistemit diellor.


/Telegrafi/
 
Back
Lartë