• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Një mendje e bukur” (A beautiful mind), një film i trishtë mbi haluçinacionet…

...

Kontributor
LV
0
 

“Një mendje e bukur” (A beautiful mind), një film i trishtë mbi haluçinacionet…​


F68A3CA5-D4D9-4FA0-B33D-D2CFAED4B64A.jpeg

“Ne shohim me sy, por shohim edhe me tru. Të shohësh me tru është ajo që shpesh e quajmëimagjinatë. Ne bashkëjetojmë me peizazhet e imagjinatës sonë, me peizazhet tona të brendshme.Kemi bashkëjtuar me to përgjatë gjithë jetës. Por ekzistojnë edhe haluçinacionet dhe këto janëdiçka ndryshe. Ato nuk duket të jenë një krijesë e jona dhe as mund t’i mbajmë dot në kontroll.Duket sikur vijnë nga jashtë dhe e kufizojnë perceptimin tonë. Ajo që sheh apo që ndjen, ndodh jashtë teje, të fut frikën. Ti sheh rreth vetes dhe nuk e di nga vjen”.

Këto janë fjalët e Oliver Sacks, neurolog dhe shkrimtar i njohur anglez. Fjalët e tij janë përdorur në filmin e njohur “A beautiful mind”, i cili është ndërtuar mbi bazën e haluçinacioneve. Ashtu siç shprehet neurologu, haluçinacionet duket sikur vijnë nga jashtë, përderisa nuk i kontrollojmëdot si mendimet tona të zakonshme.

Këtë tematikë vendosa ta sillja me foto nga filmi “A beautiful mind” (“Një mendje e bukur”, jua sugjeroj ta shihni, mund ta gjeni edhe në Netflix). Kush e ka parë këtë film, me siguri e ka kuptuar mesazhin e tij. Një haluçinacion mund të ndodhë për shumë arsye. Përveç fenomeneve patologjike, si çrregullimet neurologjike apo psikiatrike, haluçinacionet mund të shkaktohen edhe nga konsumimi i disa medikamenteve, mungesa e gjumit, stresi i fuqishëm dhe traumat.Përveç shkaqeve të tilla kryesore, shtohen edhe haluçinacionet e shkaktuara nga çrregullimet e gjumit.

Nëse shihni dikë të çorientuar, mos e lini vetëm. Mundohuni ta ktheni atë person në realitet. Qëndrojini afër dhe pyeteni mbi arsyen që e ka çuar në atë gjendje. Mund të shpëtoni një jetë, edhe pse mund t’ju duket e pabesueshme. Problemet mendore përparojnë shumë shpejt, nëse lihen pa trajtimin dhe vëmendjen e duhur.

Bota.al
 
Back
Lartë