• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Një histori e bukur dashurie/ Rrëfehet futbollisti shqiptar: “Shkova për pushime po gjeta grua”

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Screenshot_6-8-401x280.jpg
Redi Jupi, futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare dhe bashkëshortja e tij, Vivian Petrela, kanë 10 vite të martuar, ku sot kanë ndërtuar familjen së bashku me tre fëmijët e tyre. Ditën e djeshme, ky çift ka qenë i ftuar tek emisioni “Rudina”, ku kanë rrëfyer edhe historinë e tyre të dashurisë. Ata janë takuar rastësisht përpara shumë vitesh, kur ishin me pushime dhe në atë kohë, Vivian nuk e njihte se kush ishte ai, pasi studionte në Francë.





“Edhe pse jemi të dy profileve të ndryshme ne u takuam bashkë gjatë pushimeve në Dhërmi. Aty jemi njohur, kemi shkëmbyer numrat e telefonit dhe shkëndijat e para me njëri-tjetrin. Pastaj rrodhën vetë gjërat. Unë nuk e kisha njohur Redin më parë, sepse s’kisha njohuri nga futbolli pasi jetoja në Francë. E kam parë për herë të parë 6 muaj përpara se të ndodhnin gjërat. Ma prezantuan shoqet e mia, sepse Redi në atë kohë ishte me popullaritet të madh femëror në Shqipëri”, ka rrëfyer Vivian.

640-0-5af47ed83adeb-401x271.png


Po ashtu, futbollisti u shpreh se një nga gjërat që e bëri më interesante lidhjen e tyre, ishte fakti që Vivian nuk e dinte se kush ishte ai.Sipas futbollistit, në kohën kur ai u njoh me gruan e tij, po përpiqej të largohej nga futbolli dhe takimi me të ishte një bekim.

640-0-5af47ed688315-387x300.png
 
Back
Lartë