• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Nis Nations League, Gjermania përballë kampioneve të botës

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
germanyyy-401x226.jpg
Kompeticioni më i ri i UEFA nis sot në mënyrën më të mirë të mundshëm. Në Mynih do të vihen përballë 2 kampionet e fundit të botës, Gjermania dhe Franca që do të luajnë sfidën e tyre të parë të Grupit 1 të Ligës A të eventit.

Gjermanët e Joachim Loew të konfirmuar në pankinë, do të kërkojnë të harrojnë zhgënjimin e madh të Botërorit të Rusisë e sidomos polemikat e shpërthyera nga cështja Ozil dhe të rihapin një cikël të ri.


Një detyrë kjo e vështirë pasi përballë kanë Francën e Didier Deschamps, një prej skuadrave me moshën më të re mesatare të kompeticionit dhe që do të kërkojë të konfirmohet pas triumfit në Kupën e Botës.

Me nisjen e këtij kompeticioni, Gjermania ka vendosur të bëjë ndryshim si në skuadër ashtu edhe në sistemin e lojës. Joakim Loew ka grumbulluar në skuadër disa futbollistë që në 2017 ishin pjesë e skuadrës së U21 mes të cilëve është edhe Sane i Manchester City që nuk u grumbullua në Botërorin e Rusisë.

Për sa i përket Francës, nuk ka ndryshime, pasi Deschamps ka grumbulluar të gjithë lojtarët që ishin të pranishëm në Botëror me përjashtim të portierit Lloris që është i dëmtuar. trajneri francez do të besojë sërish te cilësitë e Pogba, shpejtësisë së Mbappe dhe te Griezmann që pas një sezoni të pasur me suksese nuk e ka fshehur ambicien e tij për të fituar Topin e Artë.

Përveç ndeshjeve të Nations League, sot luhen edhe 3 ndeshje miqësore ku spikat ajo mes Portugalisë dhe Kroacisë, me kampionët e Evropës që nuk do të kenë në dispozicion kapitenin e tyre Cristiano Ronaldon në këtë përballje me nën kampionët e botës.

The post Nis Nations League, Gjermania përballë kampioneve të botës appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë