• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Nga erdhën mbiemrat?

Juno

Kontributor
LV
0
 
Nga erdhën mbiemrat?

Në Korenë e Jugut, rreth 20 milionë njerëz ndajnë vetëm pesë mbiemra. Secili nga 20 mbiemrat më të përhapur në Danimarkë përfundon me ‘–sen’, që ka kuptimin ‘biri i’, një formë që është shumë e zakonshme në Skandinavi.

Sipas fjalorëve, mbiemri është një emër që i shtohet emrit personal dhe shpesh citohet si sinonim i emrit familjar. Mbiemri është një traditë e imponuar nga autoritetet dominuese, në fillim evangjelistë, pra personat që kërkojnë t’i konvertojnë të tjerët në besimin e krishterë dhe pastaj nga autoritetet administrative.
Koncepti i mbiemrit është një zhvillim historik relativisht i vonshëm, që ka evoluar që prej praktikës mesjetare të emërimit të quajtur ‘byname’ ose ‘emër i dyfishtë’. I bazuar në profesionin individual ose në zonën e banimit, ‘biemri’ përdorej në rastet kur përballeshin njerëz me emra të njëjtë. Në Shqipëri mendohet se mbiemrat kanë lindur pas vitit 1912.
Në Hungari po ashtu edhe në Madagaskar, Kinë, Kore, Japoni, Vietnam dhe shumë vende të tjera të Azisë Lindore, emri i familjes vendoset përpara emrit personal. E njëjta gjë ndodh në Francë, Slloveni dhe Itali në përdorimin administrativ të emrit.
Stili i pasjes së një mbiemri dhe një emri pagëzimi është shumë universal. Nga ana tjetër, në shumë vende është e zakonshme që njerëzit të kenë vetëm një emër.
Njerëzit ultarik ose ata që jetojnë pranë maleve Urale zakonisht nuk kanë një mbiemër, kjo ndoshta edhe prej strukturës së klanit në shoqërinë e tyre.

Rasti i Spanjës

Duhet përmendur se ka edhe raste kur mbiemri është i përbërë dhe përmban dy pjesë. Në shumë vende spanjishtfolëse, është e zakonshme që njerëzit të kenë dy mbiemra. Për shembull, emri Jose Luis Rodriguez Zapatero, ka Jose Luis si emër, Rodriguez si mbiemrin e parë dhe Zapatero si mbiemrin e dytë. Nga dy mbiemrat në shumë raste njëri është i babait dhe tjetri i nënës.
Klasifikimi
Etimologët i klasifikojnë mbiemrat europianë në pesë kategori në varësi të origjinës: mbiemri i dhënë, mbiemri profesional, mbiemri i vendit, pseudonimi dhe mbiemri dekorativ.

Mbiemri normal

Zakonisht, mbiemri normal vjen si pasojë e huazimit të një emri të njohur në familje, i cili ka cilësitë e duhura për të përfaqësuar një fis pasardhës. Njihet ndryshe si mbiemri i bijësisë që rrjedhin nga emrat e të parëve.
Mbiemri i profesionit

Në këtë kategori futen mbiemrat që tregojnë profesione ose tituj. Në botë njihen mbiemra si: Smith, Miller, Farmer, Thatcher, Shepherd, që respektivisht përkthehen në Farkëtari, Mullixhiu, Fermeri, Kashtëmbledhësi dhe Bariu. Për më tepër mbiemri i këngëtarit adoleshent Justin Bieber vjen nga gjermanishtja dhe ka kuptimin e një njeriu që punon shumë. Për sa i përket Shqipërisë në rastin e profesioneve mund të përfshihen mbiemra si Argjendari, Furrxhiu, Kadiu, Pasha, Aga, Prifti, Hoxha, Berberi, Spahiu dhe të tjerë.
Në Britani njihet gjithashtu shtimi i prapashtesës ‘s’ si një version i modifikuar i emrit ose i profesionit. Për shembull mbiemri Vickers mund ta ketë prejardhjen nga një shërbëtor që i shërbente një vicari (famulltari), ndërkohë që Roberts mund të jetë përshtatur nga djali i një shërbyesi që quhej Robert.

Mbiemri toponim

Kur njerëzit lëviznin nga fshati në qytet në kohën e Mesjetës ata kishin nevojë për një mbiemër që t’i përcaktonte, për këtë arsye zgjidhnin si mbiemër qytetin, fshatin, fermën, kalatë ose shtëpitë prej nga vinin. Kështu kanë lindur mbiemra të tillë si Washington, Monte, Górski (në polonisht nënkupton kodër) dhe Pitt, që ka kuptimin e minierës së qymyrit. Në shqip të tillë mbiemra janë Dibra, Durrësi, Tirana, Kodra, Duka, Frashëri, Bushati, Arapi, Laçi dhe të tjerë.

Pseudonimi

Bëhet fjalë për njerëzit që kishin një karakteristikë shumë të dallueshme, e cila mbizotëronte nga të gjithë faktorët e tjerë që mund të ndikonin në përzgjedhjen e mbiemrit. Kur familjet hebreje u detyruan të zgjidhnin një mbiemër në Europën Qendrore në shekullin 18 dhe 19, atyre që nuk arritën të gjenin një mbiemër, iu dha shpesh një pseudonim përbuzës nga personat që bënin regjistrimet. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shqipëri me mbiemrat Topalli, Sakati, Qorri, Shurdhi dhe të tjerë.

Mbiemri zbukurim

Ky fenomen ndodhi kryesisht në komunitetet që ishin të detyruar të zgjidhnin një mbiemër në shekullin 18 dhe 19 mes familjeve hebreje dhe atyre në Skandinavi. Gjatë tregtisë trans-atlantike të skllevërve, shumë afrikanë i humbën mbiemrat e tyre vendas dhe morën mbiemrat që dëshironin padronët e tyre. Veçanërisht këtë lloj mbiemri e hasim në fiset indiane ose tribu të tjera, ku çdo njeri nuk merr një mbiemër të zakonshëm, por një që ka kuptim të bukurive të natyrës. Për shembull mbiemri Morgenstern nënkupton ylli i mëngjesit, Safire nënkupton safir dhe Reis nënkupton degë.
 
"Në Shqipëri mendohet se mbiemrat kanë lindur pas vitit 1912."
Nuk besoj, mbiemrat kane egzistuar qekur egzistonin njerezit e pare. Cdo mbiemer i emrit percaktonte prejardhjen, karakteristika te cdo kryefamiljari qe trashegohej nga pasardhesit e mevonshem.
 
"Në Shqipëri mendohet se mbiemrat kanë lindur pas vitit 1912."
Nuk besoj, mbiemrat kane egzistuar qekur egzistonin njerezit e pare. Cdo mbiemer i emrit percaktonte prejardhjen, karakteristika te cdo kryefamiljari qe trashegohej nga pasardhesit e mevonshem.

Po flasim per mbiemrat mbi leter miku dhe jo per ato me zë ?
Megjithate ka nje lapsus persa i perket vitit 1912
Mendohet qe kane lindur pas vitit 1812
 
ka qen filani biri i filanit dhe nipi i filanit dhe kur ka pasur ndonje figur te spikatur ngelte si mbiemer kshtu ka lind mbiemri
 
Po flasim per mbiemrat mbi leter miku dhe jo per ato me zë ?
Megjithate ka nje lapsus persa i perket vitit 1912
Mendohet qe kane lindur pas vitit 1812
Nuk arrij dot ta kuptoj se per ca po flisni.
Ndoshta do te thuash se kur filluan mbiemrat shqiptare te shkruheshin ne nje rregjister, prap... dicka nuk me duket normale ketu. Nejse mo @Juno meqe e thua ti, un spo e zgjas me shume ?
 
  • Pëlqej
Reactions: Nio
Back
Lartë