• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Neymar: Në fushë vuaj shumë, nuk jam fëmijë i llastuar

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 


Sulmuesi i njohur i Brazilit, Neymar ka folur për çështjet që edhe u kritikua këtë verë. Ai është shprehur se në fushë vuan shumë, por kjo nuk tregon se ai është fëmijë, por ende nuk di si të luftojë shqetësimet që ka.

“Takat në kërci, shkelma në shpinë dhe goditje të tjera… Ju mund të mendoni se unë e ekzagjeroj dhe në disa raste është kështu. Por e vërteta është se në fushë vuaj shumë. Kur lë fushën pa folur me gazetarët nuk është se e bëj ngaqë më pëlqen të jem gjithmonë fitues, por sepse ende nuk kam mësuar si të mos u zhgënjej. Kur dukem i pasjellshëm, nuk është se jam fëmijë i llastuar, por nuk kam mësuar t’i luftoj frustrimet e mia. Jam ende i ri.

Ndonjëherë magjeps botën, ndonjëherë i inatos të gjithë. Mund të mendoni se rrëzohem shpesh në fushë, por nuk mund të imagjinoni dhimbjen, kur dikush të shkel mbi kaviljen e operuar. Më është dashur kohë të pranoj kritikat tuaja. Më është dashur të shihem në pasqyrë dhe të ndryshoj. Jam i hapur dhe kush rrëzohet mund të ngrihet. Mund të vazhdoni të hidhni gurë mbi mua, ose mund t’i mbani gurët larg për të më ndihmuar të ngrihem. Kur unë ngrihem, i gjithë vendi ngrihet me mua”, – ka thënë Nejmar.

The post Neymar: Në fushë vuaj shumë, nuk jam fëmijë i llastuar appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë